in

Kurti priti ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e priti sot në një takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes.

Znj. Gomes e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhje, dhe duke i uruar sukses të mëtejmë në punën e tij, shprehu interesimin e saj për përgatitjet që janë duke u bërë për formimin e institucioneve të reja, dhe për prioritetet e qeverisjes tonë.

Kryeministri në ardhje, z. Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën. Ai theksoi se detyra e parë e ekzekutivit do të jetë menaxhimi me pandeminë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe i vaksinës kundër Covid-19, për të cilën ripërsëriti që Kosova llogaritë në shtetet mike për ndihmë në atë drejtim.

Tutje, si prioritet, z. Kurti shtroi çështjen e punësimit dhe drejtësisë, me luftimin e krimit dhe korrupsionit në qendër, duke nënvizuar që progresi në këto fusha është i domosdoshëm për një shtet të qëndrueshëm dhe funksional.

Në fund të këtij takimi, me ambasadoren znj. Gomes, u pajtuam që me t’u konsoliduar qeveria e re, të aranzhojmë takime mes përfaqësuesve të lartë të vendeve tona, për bashkëpunim të mëtejmë e thellim të marrëdhënieve tona bilaterale.

Lini një Përgjigje

Albulena Haxhiu kërkon dënim meritor për vrasësin e të ndjerit Agonis Tetaj

BE-ja pret lansimin e ALPEX-it dhe bashkimin e tregut të Kosovës me atë të Shqipërisë