in

Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjmë çmos për konstituim të Kuvendit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka filluar takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Takimi ka për temë situatën e krijuar me ngërçin politik pas 40 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti është lideri i parë që pritet nga Osmani, teksa e para e shtetit ka paralajmëruar se do të takohet me të gjithë krerët politikë sot gjatë ditës.

Në ndërkohë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka specifikuar që legjislatura e nëntë duhet të formohet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.

(Përditësuar, 12:25) Kryeministri në detyrë, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit rreth dy orësh me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se do të bëjnë çmos për konstituimin e kuvendit brenda periudhës së paraparë 30 ditore nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se do të bëjnë çmos që këtë ta bëjnë “në frymën e bashkëpunimit, idenë e konsensusit apo kompromisit”, në mënyrë që, siç u shpreh Kurti, “të kalojmë tek formimi i qeverisë së re, që i përgjigjet kuvendit të ri te Republikës”.

“Diskutuam gjerë e gjatë. I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike, e mbase në fund mund të shohim nëse kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Besoj se duhet t’i japim shansin edhe takimeve tjera dhe në fund të shohim se cili progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë”, ka thënë Kurti.

Gjykata Kushtetuese më 26 qershor i obligoi deputetët ta konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit brenda 30 ditësh. 

Ngërçi në Kuvend, Osmani fillon takimin me Kurtin

residentja e Kosovës Vjosa Osmani ka filluar takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Takimi ka për temë situatën e krijuar me ngërçin politik pas 40 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti është lideri i parë që pritet nga Osmani, teksa e para e shtetit ka paralajmëruar se do të takohet me të gjithë krerët politikë sot gjatë ditës.

Në ndërkohë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka specifikuar që legjislatura e nëntë duhet të formohet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.

PETICION: Kundër ndërtimit të objekteve fetare në afërsi të zonës arkeologjike në Klinë

Fermerët e Kosovës, në protestë: tregtarët pastrojnë ‘mbeturinat’ (e grurit) në Serbi dhe i sjellin në Kosovë