in

Kurti, megjithatë, foli pas takimit me Lajçakun

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit për kryeministër të Kosovës, pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është informuar nga ai për dialogun.

“Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë Covid-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, ka deklaruar Kurti.

“Dialogu nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut për BE-në, Kosovën dhe Serbinë, si dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, ka thënë Kurti.

A është folur për një datë se kur mund të rifillojë vazhdimi i dialogut?

“Nuk mund të ketë datë, sepse duhet të formojmë një herë qeverinë. Duhet të përfundojë numërimi, rinumërimi dhe të bëhet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve. Qeveria e re e Kosovës do të ketë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të gjitha aspektet e tjera të ekzekutivit, përfshirë edhe raportet me Brukselin dhe dialogun me Serbinë”, është përgjigjur Kurti për mediat.

Lini një Përgjigje

Kosnett takon Lajçakun, riafirmon mbështetjen për dialogun

Sami Mazreku emërohet drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit