Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka vizituar sot Reçakun me rastin e 22-vjetorit të masakrës ndaj 45 civilëve shqiptarë. Ai ka postuar edhe një shkrim në Facebook, ku shkruan se lavdia është e atyre që sakrifikuan jetën për të sotmen.
“Sot, me rastin e 22 vjetorit të masakrës së Reçakut, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me presidenten në detyrë, znj. Vjosa Osmani, bënë homazhe në Reçak dhe takuan familjarët e viktimave.
Një drejtësi e mohuar është një drejtësi e vazhdueshme, pra jo vetëm ndaj atyre që nuk janë më por edhe ndaj të afërmve të tyre dhe mbarë popullit tonë. Ne përkulemi para humbjes, vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Lavdia është e tyre e kujtimi i përjetshëm për ta është i yni”, është shprehur Kurti.


