Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, i është drejtuar diasporës me një videomesazh, duke ua bërë me dije procedurat e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Ai shtoi se së bashku me diasporën janë më të fortë dhe më afër referendumit.
“Kanë mbetur edhe dy ditë për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Kësaj radhe kemi interesim të jashtëzakonshëm. Andaj ju bëjnë thirrje ta ushtroni të drejtën themelore për të votuar. Na ndan pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur, ju lutemi t’i ndiqni udhëzimet nga KQZ
Është vendimtare t’i ndiqni hapat, prandaj të mobilizohemi. Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit, bashkë ia kemi dalë. Tash ju bëj thirrje të jemi të bashkuar, që zëri juaj të dëgjohet. Regjistrohuni!”, i është drejtuar Kurti diasporës.


