Sherif Ramabaja
Nuk është zhvilluar ndonjë barometër politik, por me vizitën e Kurtit në Maqedoni mediat raportuan se i ishte bërë pritje madhështore. Meqë ftesa Kurtit nuk i ishte dërguar nga organet qeveritare e shtetërore, po nga ato lokale, u gjend një shkak që kryeministri të vihej në shënjestër të kritikave dhe akuzave.
Megjithatë të ngjaj si të ngjaj, opozita kritikat i ka të gatshme. Disa herë është thënë dhe shkruar se duhet analizuar mirë gjëra para se të thuhen, përndryshe të fundosin dhe të shtrijnë për tokë, që pastaj e ke vështirë të ngritesh. Por kjo po ngjan dhe po i përsëritet opozitës në Kosovë, po ç´tu bësh. Euforia për pushtet, si duket i ka verbuar.
Sapo dikush ta kritikoj Kurtin, i dyti menjëherë lajmërohet edhe Putini i Ballkanit- Vuçiqi. Kësaj here e vërejti mundësinë që të shkoi edhe më larg, t´i nxis maqedonasit kundër shqiptarëve, me emërimin e rrugës me emrin e Demaqit, në një lagje të Shkupit.
Demaçi ka qenë i burgosur në sistemin liberal të Titos, i cili kërkonte Shqipërinë e madhe. Goebbelsi i Milosevicit, krimineli numër dy i Serbisë, tash u bë edhe ekspert për vlerësimin e figurave historike të shqiptarëve.
Putini i Ballkanit çdo rast dhe çdo mundësi e shfrytëzon që ti nxitë edhe të tjerët kundër shqiptarëve, në mënyrë që si dhelpra të përfitoi vetë.
Po ky Putini i Ballkanit duhet ta ketë të qartë se kurthet të cilat po i ngrit për të tjerët, në fund do të fundoset vetë në to. Si duket nuk është i vetëdijshëm për këtë, po kjo do ta gjej. Kjo po i ndodh edhe Putinit rus.
Tash halli i shqiptarëve? Kurti po adhurohet në Maqedoni. Rama në Serbi, po kush do të adhurohet në Kosovë?!
Ka zëra se, tash e tutje në Kosovë do të përpiqet që pushtetin ta marr Baton Haxhiu, së bashku me disa kuadro të tjera të njohura siç janë: Dr. Shefqet Krasniqi, Molliqaj dhe Klan Kosova.
Por ka edhe të tillë që shpresojnë se Thaçi do të lirohet si i pafajshëm nga Haga dhe posti i presidentit të vendit, do të jetë i rezervuar për te. Të gjitha këto tash për tash janë vetëm spekulime, por lidhen se ish presidenti Trump do t´i fitoi zgjedhjet më 2024, do ta fundos gjyqtarin Smith, i cili ishte gjyqtar edhe i Thaçit dhe prap Grenell -in do ta emëroi si emisar për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi.
Prandaj sipas këtyre supozimeve për një arritje të një marrëveshje të qëndrueshme mes dy vendeve Kosovë – Serbi vetëm Thaçi dhe Vuçiqi mund të jenë komponentët kryesor. Ata ishin krejtësisht afër arritjes së saj, por gjyqtari Smith ishte ai që e burgosi Thaçin dhe Kurti ia rrëmbeu pushtetin në Kosovë.
Tash gjërat ka gjasë se do të marrin një rrjedhë tjetër: Kurti do të jetë i adhuruar në Maqedoni, Rama në Serbi dhe në Kosovë do ta kemi Thaçin, i cili do ta bashkoi Luginën me Kosovën, kurse Vuçiqit do t´ia dhuroi Trepçën me Ujmanin, kështu flitej se ishte ujdia, por duhet të presim se çdo të sjell koha.