in

Kurti e uron Edi Ramën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka uruar Kryeministri Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjidhjet parlamentare që u mbajtën të dielën e kaluar.

Ai në këtë urim ka thënë se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën.

Urimi i plotë i Kurtit:

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Lini një Përgjigje

Kurti takon Lajçakun: Dialogu duhet ta njohë realitetin dhe të vërtetën

48 arka me flori, gjuetarët e thesarit zbarkojnë në vilën e Adolf Hitler