Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se askush nuk mund ta shpenzojë pasurinë që nuk e fiton.
Ai në një videomesazh të publikuar në “Facebook” ka thënë se janë të bindur se do të kenë sukses në synimin për ta bërë ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Kurti ka thënë se ligji do t’i hapë rrugë themelimit të një agjencie të re prokuroriale të pavarur, e cila do ta konfiskonte pasurinë e paligjshme e të pajustifikueshme.
“Në këtë drejtim, ligji i ri do të synojë t’i hapë rrugë themelimit të një agjencie të re joprokuroriale, e cila synon të jetë e specializuar për luftimin e kriminalitetit dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme e të pajustifikueshme. Kjo agjenci do të jetë e pavarur dhe do të ketë për funksion hetimin e pasurisë së pajustifikueshme në fushën civile”, ka thënë Kurti.