in

KUR SULMON POLICINË TËNDE, KUSH JE TI?

Pal Shtufi

Ndoshta është rast i mirë të reflektoni e të shihni sa e thjeshtë është e vërteta, ju që kërceni si zorra në prush kur kritikohen eksponentët e kriminalë të UÇK-së.Si shumë të tjerë, edhe unë dhjetëra herë i kam kritikuar hajdutët, mashtruesit dhe kriminelët brenda UÇK-së. Shumë miq të mi janë pezmatuar e më kanë shikuar me dyshim. Disa kokë debilla madje më cilësonin si anti-UÇK. 

Disa të tjerë më largonin nga rrethi i tyre shoqëror duke thurur ide infantile kundër meje. Disa nuk guxojnë asnjë zë me bë, sepse janë analfabetë dhe nuk kanë guxim për asnjë lloj përballje. Dhe lloji i fundit janë disa analistë, gazetarë dhe patriotë me profesion, të cilët vjellin vrer e tmerr kundër atyre që kritikojnë kriminelët brenda UÇK-së, ndërkaq, vetë kurrë nuk e dinë as çka është lufta, sepse kur ju erdhi liria nga Amerika, ishin nga 10-15 vjeçar. Ky lloj patrioti dhe gazetari, në fakt është pararojë e marrëzisë! Shikoni si janë strukur duke pritur sinjalet e bosit…!

Asnjë kritikë nuk e dëmton UÇK -në dhe emrin e saj. As sharjet e ndyta dhe urrejtjet e disa njerëzve, jo pak të rëndësishëm në hierarkinë shoqërore, nuk e dëmtojnë UCK-në. Vetëm eksponentët kriminalë, si Lushtakët e shumë komandat milionerë e dëmtojnë dhe e bëjnë madje të urryer emrin e UÇK-së.A keni sy me pa?

Nëse po, shihni armiqtë e vërtetë të tri shkronjave që kanë hyrë në histori: UÇK!.DASHURI E RESPEKT PËR POLICINË TONËKush më njeh, e di shumë mirë që unë kam një dashuri dhe respekt të madh për policinë tonë, policinë më të mirë në rajon. Nuk kam shkruar ditën e parë të ngjarjes, sepse e kisha të vështirë të shkruaja pa përdorur fjalor të rëndë, atë që e meritojnë zhbërist e shtetit.Dhe, e dini ku po më dhemb më së shumti? Frika se së shpejti do ta shpallin policinë fajtore “pse atë ditë doli në detyrë shtetërore!“

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Agresioni rus kundër Ukrainës, synim i ngjashëm i Serbisë ndaj Kosovës

Në Shqipëri zbulohen sasi të mëdha të naftës dhe gazit