in

Kur në emër të "humanizmit" futen agjendat e ndryshme politiko-fetare dhe përdhoset dinjiteti njerëzor

Mevi Rafuna 

Të gjithë jemi dëshmitar të co fenomenit Halil Kastrati & Elvis Naçi, duke ju qitur hi syve masës së pa TRU,këta persona nuk po cilësohen më si njerëz normal, por si ndërmjetësues së zotit. Madje hilja shkon deri atje larg sepse këta ndryshe nga hoxhallarët radikal, po paraqiten më të “moderuar”, e që në esencë nuk dallojnë aspak sepse argjenda përbashkuese e tyre është Islami Politik, dhe interesat e rrezikshme që bëhen në dëm të kombit shqiptar!Por le të ndalemi tek prezentimi i të varfërve në publik.Nuk kam asgjë kundër humanizmit dhe shtrirjes së dorës aty ku ka nevoj. Por jam kundër kur këta të varfër,fëmij,pleq tê sëmur keqpërdoren “në emrin e humanizmit” duke iu përdhosur e vetmja gjë që e kanë Dinjiteti Njerëzor. 

Si ka mundësi që fëmijet e vegjël i ekspozojnë para kamerave duke qarë, a nuk e mendojnë  këta hoxhallarë “humanist” se këta fëmij të vegjël nesër kur të rriten e të shkojnë në shkollë do të përqeshen, e do ta kenë ndërgjegjen e vrarë për ekspozimin e tyre mediatik.Si ka mundësi që ata të sëmurë të cilët lëngojnë në shtrat me vdekjen, të ekspozohen para kamerave, sepse delirët e madhështisë së këtyre hoxhallarëve “humanist” ashtu duan t’i paraqesin.Si ka mundësi që me pleqtë e braktisur të bëhet Show Mediatik në “emrin e humanizmit”.

Dhe krejt këto përcillen në sfond nga ilahi e cila dikur ishe këngë për Adem Jasharin nga Shkurte Fejza  e që me Hile e kanë kthyer në ilahi, gjë për të cilën kjo e fundit nuk reagon,madje nuk reagon  askush për këto fenomene, për këto shpërlarje parash, për rrezikun që qëndron me prapavi nga agjendat e ndryshme antikombëtare.Dhe masa pa Tru nuk e kupton hilen,përderisa këta hoxhallar i kënaqin Egot e tyre dhe i shërbejnë me përpikmëri Misioneve të tyre.

Nuk mund t’i thuash vetes Humanist kur përdhos Dinjitetin Njerëzor të atyre që kanë nevojë.E mira do të ishte t’i ndihmoni njerëzit pa i ekspozuar ata, por jo ju nuk mundeni sepse nuk keni Pastërti Njerëzore ta bëni këtë gjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Imami-spiun rus, me emrin italian “Armando” është i shkolluar dhe i trajnuar në rusi, bën propagandë antishqiptare dhe ka pamje të priftit rus

Elena Kocaqi kryqëzon Grenellin