in

Kur lufta e qytetërimeve kthehet në kob të përhershëm…

Botime: “MENDIM DRINI” Roman, botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2023, faqe 142.

Romani “Mendim Drini”, shfaqet  alterenativë e romanit “Udhëtimi i Mendim Drinit”, i botuar në vitin 2006. Është ky një eksperiment letrar mbase i veçantë kur i njëjti personazh (Mendim Drini) shfaqet në dy vepra, në dy role antagoniste, me dy karaktere. Në rastin e parë: të njeriut-kafshë. Dhe, në rastin e dytë: të kafshës-njeri. Dihomia e karaktereve psikologjike vendoset mbi konceptet e vullnetit për fuqi. 

Në rastin e parë –  “dije e fuqisë”. Dhe, në rastin e dytë – “ fuqi e dijes”. Kështu, personazhi Mendim Drini, në rolin alternativ të kafshës-njeri, ngrit paradigmën e transformimit të së keqes në të mirë si një ndryshim, me ç’rast, gjithnjë sipas konceptit të fuqisë së dijës dhe ndriçimit të mendjes, edhe ndjenjat me të egra (shtazarake) mund të transformohen në njerëzore deri te shkalla e mbinjeriut.

Romani ruan platformën kohore – atë të kryqëzatës së dytë kur kryqtarët normanë, në rrugë e sipër për te vendet e shenjta,  zëvendësojnën kryqtarët tempelarë.Siç ruan  edhe atë hapsinore – Bujarinë vasale të Përdrinit në Dardani, së cilës, lufta e qytetërimeve i kthehet në kob të përhershëm….

Lini një Përgjigje

Përleshje të dhunshme në Suedi, pas djegies së Kuranit

Shkollat franceze dërgojnë në shtëpi nxënëset me shami