in

Kur injorantët të gjykojnë në emër të Fesë islame?!

Shkruan: Dibran Demaku

Nga mjete të ndryshme të informimit vijnë lajme se një injarant që veten e quan si të ditur,dhe atë në baza fetare ditë më parë në njërin nga televizionet tona(që dalin në sipërfaqe si këpurdhat pas shiut),paska deklaruar për njërën nga këngëtaret tona më të njohura se ajo e paska afër vdekjen sepse sipas hoxhës injorant,ajo nuk qenka sa duhet fetare e Fesë islame.

Sipas hoxhës(që mendojmë së është pak të themi se është injorant) të gjithë njerëzit që nuk qenkan fetar të devotshëm,e paskan afër vdekjen?!

Ky farë hoxhe,që siç duket është vet argat i dreqit dhe i të birit,i jepka vetës të drejtë që të caktoka se cilët njerëz po jetokan më gjatë apo më shkurt!Dhe këtë e bën jo pa qëllim:Në kohën kur Fesë që po proklamon ai i kanë dalur në shesh të gjitha të bëmat antikombëtare,dhe shqiptarët masivisht po largohen nga ajo,ky del me deklarata sa të frikshme aq dhe skandaloze se ata ose ato që nuk e besojnë apo e braktisin fenë e tij e paskan afër vdekjen?!

Hirësisë (!?)apo çmendurisë së tij ju lejoka që të përzihet edhe në punët e zotit që ai e quan allah,për t’i mikluar veshët e arabëve dhe turqëve,se ata  që nuk po besokan fenë e tij qenkan të dënuar nga allahu i tij që të vdesin para kohe e jo siç e cakton zoti ynë,në të cilin besojmë ne shqiptarët me Fenë tonë të shqiptarisë!

Por,ky hoxhë që veten e quan edhe si pjesëmarrës të luftës çlirimtare të Kosovës(për këtë ju ka dhënë edhe statusi i veteranit)tash në liri e sulmon shqiptarinë në vetë palcën kurrizore?!Dhe ky nuk është fajtor,sa janë fajtore mjetet e ndryshme të informimit,që i japin hapësirë këtij injoranti apo do të thoshim pa hezitim këtij armiku të qenies sonë kombëtare.

Duke sulmuar këngëtaren tonë më të njohur,ai me qëllim synon që të arrijë të paarritshmen që të ua helmojë shqiptarëve ndjenjen kombëtare,sepse ai dhe ideologët e tij i kanë dhënë vetes si detyrë që të sulmojnë siç e cekëm edhe më lartë vetë palcen kurrizore të kombit shqiptar,që nëpër mes të fesë ta  bëjnë shkatërrimin total të kombit tonë!Vetëmse ky hoxhë dhe gjithë të tjerët të rrjeshtuar para e pas tij,nuk do të arrijnë qëllimin,sepse kombi shqiptar ka kaluar edhe katrahura më të frikshme gjatë shekujve dhe ka arritur të mbijetojë ,e do të mbijetojë krenar qoftë edhe për inat të tij dhe të tjerëve si ai!

Dhe krejt në fund do të thoshim se për një deklaratë të tillë ky farë hoxhe do të duhej të dilte para organeve të drejtësisë dhe të dënohej sipas ligjit.Në të kundërtën nëse deklarata e tij kalon në heshtje dhe të tjerët,që ndodhen para e pas tij,do ta sulmojnë edhe më shumë dhe më keq qenien tonë kombëtare!…

Lini një Përgjigje

Putini e eliminoi Nawalnyin, cilin do ta eliminoi Vuçiqi?

Rama i habiti shqiptarët: Çdo sulm ndaj Kosovës do jetë edhe ndaj Shqipërisë !