in

Kur dolën myslimanët e pilafit në Shqipëri

Myslimani i mirë, myslimani i pilafit, duhet të falet pesë herë në ditë dhe pikë! Zoti nuk mashtrohet si Enver Hoxha.

Ra diktatura, dolën hoxhët e parë. Në një xhami të ftohtë, gati rrënojë, hoxha i bërë tapë nga rakia e fortë e Skraparit, u fliste besimtarëve që i mblodhi në rrugë për allahun, për ditën e kiametit dhe për zjarrin e xhehenemit. 

Ata që duan t’i shpëtojnë zjarrit të xhehenemit të falen pesë herë në ditë.Turma e dëgjonte e shushatur, por edhe e frikësuar nga Zoti i ri që ishte edhe më i frikshëm se Zoti i komunistëve që i torturoi pesëdhjetë vjet.

-Po pse pesë herë në ditë, o hoxhë? pyeti njëri nga turma.

– Do të na shkojë dita në xhami, kalamajtë duan bukë. Pse nuk dalim në rrugë e të bërtasim pesë herë Rroftë Zoti.

Hoxha i acaruar me mosdijen e turmës për fenë që donin ta përqafonin, ua ktheu:

-Atëherë  s’ka pilaf. Myslimani i mirë, myslimani i pilafit, duhet të falet pesë herë në ditë dhe pikë! Zoti nuk mashtrohet si Enver Hoxha.

Lini një Përgjigje

Emrat e zyrtarëve të akuzuar në lidhje me deportimin e gylenistëve

Palmer: Angazhimi i SHBA-së në Ballkan, i pandryshuar