in

Kur Ditmir Bushati kundërshtoi ministrin turk për shkollat e Gylenit

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur kopshtin dhe shkollën e vajzave “Mehmet Akif” ka qenë një kërkesë e kahershme e Ankarasë. Nga ata që e kanë kundërshtuar publikisht pas ardhjes së PS-së në pushtet mbahet mend ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ai qëndroi në këtë detyrë nga 2013 deri në 2019-ën.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë në 19 tetor 2018, ish-ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i kërkoi Bushati të të largojë “terroristët turq”. Sipas tij ata kanë hyrë nëpër institucionet shqiptare. Ai tha se Shqipëria duhet të mbyllë të gjithë institucionet të cilat kanë lidhje me lëvizjen Hizmet të frymëzuar nga Fethullah Gylen.

“Ne kërkojmë eliminimin e veprimtarisë kundër shtetit turk që zhvillohet këtu. Miqve tanë shqiptarë i kemi dhënë listën me emra. Kemi kërkuar ekstradimin e tyre edhe në mënyrë zyrtare. Ne nuk do të mbanim kurrë terroristë shqiptarë në Turqi, kështu që të njëjtën gjë pres që të bëjë edhe Shqipëria. Falë guximit dhe urtësisë së Presidentit të Turqisë u bllokua grushti i shtetit.

Ata kanë përdorur shumë mirë sistemin arsimor dhe kanë hyrë në institucione. Sigurisht, kjo është organizatë e rrezikshme. E dimë se këtu kemi anëtarë të këtij grupi. Në dëshirojmë dhe presim të mbyllen institucionet anti-turke në Shqipëri. Kjo organizatë është një kërcënim tepër serioz edhe për Shqipërinë. Ata mund të bëjnë çdo gjë”, – tha Çavusoglu.

Por në të njëjtin moment ai hasi në kundërshtimin e hapur të ish-ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

“Është ai qëndrim i njohur që ka të bëjë me ADN e kombit shqiptar, me parimin e laicitetit që ishte parim udhërrëfyes i rilindasve tanë, i etërve themelues të shtetit shqiptar.

Do të ishte absurde që të mendohej që shteti shqiptar të mund të përfshihet në çështjet fetare, e jo më vend i huaj, qoftë edhe një vend mik siç është Turqia” – deklaroi Bushati. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Në 70-vjetorin e lindjes, Zejnullah Rrahmani promovon veprat ‘Djemtë e Ballofcit’ dhe ‘Deti i Zi’

Mehmet Akifi antishqiptari më i madh i kohës