Trajneri Bernard Challandes kishte publikuar listën me 27 futbollistë, por disa prej tyre mungojnë nga kjo listë. Milot Rashica, Leart Paqarada nuk u mblodhën fare, sepse klubet e tyre Ëerder Bremen dhe St.Pauli nuk i dhanë leje. Munguan edhe Idriz Voca e Florent Muslija, meqë janë të lënduar. .
Njëri nga mesfushorët më të mirë të Dardanëve, Herolind Shala mungon për shkak të kartonëve, ndërsa për të njëjtën arsyeje mungon edhe Benjamin Kololli që u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes me Greqinë.
Mungesë do të jetë edhe ajo e Betim Fazlijit që debutoi me Kosovën në miqësoren ndaj Shqipërisë, por që nuk ka drejtë loje në ndeshje zyrtare, sepse nuk i është kompletuar dokumentacioni në FIFA. Pra për takimin ndaj Sllovenisë, Dardanët nuk kanë në dispozicion lojtarët si Herolind Shala, Benjamin Kololli, Milot Rashica, Leart Paqarada, Betim Fazliji, Florent Muslija e Idriz Voca.
Por për këtë takim Dardanëve i është bashkuar edhe Valon Berisha i cili nuk luajti në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës zhvillohet të dielën në stadiumin Stozice në Lubjanë me fillim nga ora 20:45.