in

Kultura amerikane për gjuhë angleze për nxënësit e Kosovës

Vullnetarët e Korpusit të Paqes për një dekadë shërbejnë edhe në Kosovë. Njëri prej tyre është edhe Matthew Ruffino, i cili po u ndihmon nxënësve të shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, që ta përvetësojnë edhe më shumë gjuhën angleze.

Ai vjen nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Matthew është me Korpusin e Paqes, i cili ka përzgjedhur Kosovën që të shërbejë si vullnetar.

Puna e tij vullnetare është mësimdhënia e gjuhës angleze për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Sallagrazhdë të Suharekës, raporton RTK.

Matthew ka qenë edhe në Shqipëri me Korpusin e Paqes ku atje e ka mësuar edhe gjuhën shqipe.

“Misioni im është për të sjellë kulturën amerikane për të sjellë gjuhën angleze për nxënësit e Kosovës”, tha për RTK, Matthew Ruffino nga vullnetarët e Korpusit të Paqes. Përfitues nga prezenca e Ruffions  në këtë shkollë janë edhe vetë mësimdhënësit kosovarë.

“Matthew ka fituar një grant nga Korpusi i Paqes në vlerë prej 4 mijë eurove, është vendosja e perdeve, pajisja e kabinetit të gjuhës angleze me llop top, me printer”, tha për RTK, Sylejman Selimi, mësimdhënës i gjuhës angleze

Nxënësit shprehen tejet të kënaqur që lëndën e gjuhës angleze tani po e zhvillojnë me një amerikan.

Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Sallagrazhë është viti i nëntë që lëndën e gjuhës angleze e zhvillojnë vullnetarë të Korpusit të Paqes bashkë me mësimdhënës kosovar të kësaj lënde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri

Xi me vizitën e tij në Evropë po ndjek një plan të ashpër – me potencial për ndarje