in

Kulti i Greta Thunberg

Përgatiti Valmir Mehmetaj 

Dëshira e elitave që të dallohen nga masat ka qenë gjithmonë e pranishme tek njerëzit. Mirëpo, në kohët moderne është e pamundur për ta që ta tregojnë pasurinë e tyre përmes gjërave materiale, si veshjeve e stolive. Andaj ata po adaptojnë idetë si mënyrë dallimi nga masat të cilat i përbuzin, dhe në besimet e tyre të fundit i konsiderojnë drejtpërdrejtë fajtore për apokalipsin të cilin janë duke e paraljamëruar që nga vitet 50.  Brendan O’Neill e spjegon në këtë artikull që besimet e tyre nuk kanë më baza në arsye e racionalitet por janë shëndrruar në një kult që ka edhe profeten e saj “të papërlyer”, Greta Thunbergun.  

Kushdo që dyshon se lëvizja e gjelbër po shndërrohet në një kult të brezit të këtij mileniumi, që ndryshe njihen edhe si milenialë, duhet ta shohë më nga afër Greta Thunberg-un.Kjo vajzë e mjerë,  gjithnjë e më shumë po merr dukjen si dhe po tingëllon si një anëtare kulti. Zëri monoton. Pamja e tmerrit apokaliptik në sytë e saj. Si dhe diskutimet që nuk lënë vend për asgjë tjetër përveç ‘zjarrit’ të tmerrshëm që po vjen e që do të na ndëshkojë të gjithëve për  eko-mëkatet tona.Ekziston diçka tronditëse dhe antike në lidhje me zonjushën Thunberg. Ajo mund të paramendohet në një kishë të rrallë të ftohtë diku koloninë e Plymouth të viteve 1600 duke paralajmëruar famullitarët për zjarrin e ferrit që do të bjerë shi mbi ta nëse nuk i dorëzojnë shtrigat në mesin e tyre.

Në të vërtetë ka kuptim që zonjusha Thunberg – një suedeze 16-vjeçare e popullarizuar botërisht, e cila themeloi lëvizjen protestuese për klimën tek fëmijët shkollorë, të tingëllojë sikurse nga një kult.Arsyeja është se alarmizmi për ndryshimet klimatike po bëhet gjithnjë e më i çuditshëm, pothuajse religjioz, i fiksuar pas profecive rreth ditës së kiametit.Si shembull e kemi lëvizjen Extintion Rebellion, dhe manifestimin që bënë klasat sipër-mesatare (upper-middle class), dhe përbuzjes së tyre për industrializmin dhe përparimin. 

Shumë herë është e padallueshme nga lëvizjet e vjetra fondamentaliste që paralajmëronin njerëzimin mbi ardhje e Fundit të Ditëve.. Në manifestimin e fundit para ardhjes së Kovid 19, ky grup bllokoi rrugët kryesore të Londrës, dhe ajo se çfarë shihej ishte një shfaqje publike e frikës mijëvjeçare nga kijameti apo apokalipsa, dhe një depresion i klasës borgjeze.Njerëzit bënin vallëzime vdekjeje dhe tundnin pankarta që paralajmëronin vdekjen e nxehtë të planetit. Ishte shfaqje tepër shqetësuese. 

Të bënte përshtypje më së shumti sepse ky marshim ishte në fakt marsh kundër njerëzve. Protestat më radikale dhe aksioni i drejtpërdrejtë iu drejtohej zyrtarëve, qeverisë e njerëzve me pushtet. Ky manifestim makabër përmes Londrës, ishte kundër njerëzve të zakonshëm.Flamujt dhe pankartat aspak nuk përpiqeshin ta fshihnin përbuzjen e marshuesve për mënyrën se si jetojnë masat. Atyre iu thuhej se ‘Mishi = nxehtësi’ (d.m.th., nëse vazhdoni të hani mish, ju bastardë të trashë, planeti do të nxehet edhe më shumë) dhe se ngarja e makinave dhe fluturimi po shkatërrojnë Nënën Tokë.Natyrisht që është në rregull që ata të fluturojnë – Emma Thompson fluturoi në klasë të parë nga LA për në Londër, që t’i mbante leksione plebejve rreth për pushimet e festat tona eko-shkatërruese.Problem është vetëm atëherë kur ne, masat, e bëjmë atë; është keq vetëm  atëherë kur ne përfitojmë nga mrekullia e prodhimit masiv të ushqimit dhe përhapjes së mundësisë për fluturim që t’i bëjmë jetët tona më të plota dhe më të këndshme. Ata e urrejnë këtë. Ata e urrejnë shoqërinë e gjerë dhe banorët e saj: masat.

Në përputhje me të gjitha lëvizjet mileniale, kulti i gjelbër i fiksuar në zhdukje rezervon tërbimin e tij priftëror për njerëzit e zakonshëm. Edhe kur ky grup bënë presion mbi qeverinë, ata në të vërtetë po i kërkojnë asaj që të na ndëshkojë. Ata dëshirojnë kontrolle më të forta për ngasjen e makinës, kufizime në fluturim, taksa të gjelbërta për mishin. Këto gjëra do të godisnin rëndë xhepat e njerëzve të zakonshëm – por jo xhepat e thellë të Emma Thompson dhe eko-snobëve të tjerë me xhepa të thellë – është e parëndësishme për borgjezinë e zemëruar.Aq të bindur janë ata për mirësinë e tyre dhe për ligësinë tonë, saqë ata mendojnë se është krejtësisht e pranueshme për zyrtarët që të na e bëjnë jetën më të vështirë në mënyrë që të detyrojnë me hir apo pahir për të qenë më ‘të gjelbërt’. Njerëzit që ankohen se Extintion Rebellion po ua prish jetën njerëzve duke u penguar në përditshmërinë e tyre po e humbasin kuptimin e synimit të tyre  – i gjithë qëllimi i lëvizjes së gjelbër është që të prishë jetët e njerëzve të zakonshëm, dhe madje t’i varfërojnë ato. Të gjitha në emër të ‘shpëtimit të planetit’.

Dhe tani kulti i gjelbër e ka shtyrë zonjën Thunberg në pozicionin e liderit të saj global, shpëtimtarit të saj si fëmija-mesi i besimit të tyre politik në mjerim. Ajo që ata i kanë bërë zonjës Thunberg është e pafalshme. Ata e kanë pompuar atë – dhe miliona fëmijë të tjerë – me politikën e frikës. Ata e kanë bindur brezin e ardhshëm se planeti është buzë greminës.Ata kanë injektuar tmerr tek të rinjtë. ‘Unë dua që ju të bëni panikë’, tha zonjusha Thunberg në Davos, dhe miliarderët dhe njerëzit e famshëm dhe OJQ-të plaçkitëse që ishin të pranishëm, e mbështetën atë njëzëri.Sepse shoqëria e të rriturve nuk do asgjë më shumë sesa që frikërat dhe konfuzionet e tyre t’ua përsërisin adoleshentët sikurse papagaj.Ata e kanë vënë në piedestal Greta Thunbergun sepse ajo u tregon atyre se sa të tmerrshëm janë: kjo është një marrëdhënie krejtësisht sadomazohiste, dhe tregon qartë për neverinë që kanë ndaj vetes elitat e shekullit 21.

Të rinj, zonjusha Thunberg nuk është udhëheqësja juaj. Ajo është një hile për të rriturit e frikësuar dhe elitarë. Mos bëni siç thotë ajo. Në vend të kësaj, refuzoni të bëni panikë, talluni me blegërimat për zjarrin e ferrit që do të na përpijë, dhe çmojeni transforminin e planetit që ka arritur njerëzimi, gjë e lavdishme që ka rritur mirqëenien dhe jetëgjatësinë e secilit. Ka lejuar që miliarda të jetojnë në qytete dhe ka bërë të mundur që edhe ata që nuk janë të pasur ta udhëtojnë globin. Mëkatoni kundër Shën Gretës.

Brendan O’Neill është redaktor i Spiked dhe nikoqir i podcast-it The Brendan O’Neill Show.

Lini një Përgjigje

Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Kovid

Mjetet e ndara nga Qeveria për sektorin privat janë të pamjaftueshme