in

Kufijtë e lirisë së tjetrit dhe kufijtë e lirisë sime

Facebook-un e përdori për tri kauza realisht.1.Emancipimi i femrës shqiptare2. Luftimi i fenomeneve negative3.Për kulturën dhe kombin shqiptar.

Nuk i them vetëvetes se i di të gjitha, se jam e përsosur dhe e pagabueshme.Por zakonisht ka persona që i kam mirëpritur në shoqërinë time virtuale dhe kam komunikuar me ta për çështje të ndryshme.Këtu dua të ndalem tek gjinia mashullore dhe kryesisht ata që duan të duken përparimtar, patriot e europian.Është për çudi se pak t’i shohësh në biseda, nuk dallojnë fort nga disa që nuk shohin brenda katër mureve.Madje ka të tillë që ta keqinterpretojnë bisedën fund e krye, të marrin për femër të lehtë.Këtu tek ne një femër të lirë në mendime dhe një femër që e do lirinë, e stigamtizojnë.Unë kam lindur e lirë, jam rritur e lirë dhe jetoj me liri të plotë.Të jesh e lirë nuk do të thotë që je e përdalë, ta duash lirinë nuk do të thotë ta duash shfrenimin.Unë mendoj me kokën time,shkruaj me mendimet e mia dhe nuk lodhem fortë për botën përreth.Dalloj shumë nga ato të cilat i shohim në ekran dhe në politikë. S’kam dashur të jem e famshme, dhe të bëj turli kompromisi për tu dukur “dikushi”.Çdo gjë që kam bërë në jetë, e kam arritur me vetësakrificë gjithsesi me mbështetjen e rrethit të ngushtë familjar. Të paktë janë ata persona që më kanë ndihmuar realisht pa asni interes.Të cilët i falenderoj dhe u jam mirënjohëse.Sepse shumica që më kanë ofruar “ndihmë” kanë pasur tjera pritshmeri ndaj meje,por jam mjaftueshëm e zgjuar që “ndihmat” e tilla mos t’i pranoj.Kam kalu shumë gjëra në jetë të mrekullueshme dhe të hidhura, e them pa modesti se e njoh qenien shqiptare në tërësi, ja u di edhe mendimet hiç pa folur. Sepse ka një dedakë që mirrem me analiza socio-psikologjike.Unë nuk kam mësuar për një notë në universitet,unë nuk kam mësuar t’i përuli të tjerët.Kam njerëz që nga hierarkitë më të larta më kanë respektuar dhe admiruar, jo për dijen por për njerëzinë që e kam.Unë nuk rrahu gjoks se jam patriote por kam bërë dhe bëjë gjëra për familjen time dhe atdheun tim.Andaj dalloj shumë nga patriotët virtual që menxi nuk presin të etiketojnë e fyejnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Restaurimi i kishës ku është mbajtur Kuvendi i Arbërit

Fuqia dhe roli fantastik i ujit të detit për organizmin