in

Kuçi: Një kohë nuk i duron dy personalitete

Anëtari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi janë të dytë figura historike të Kosovës.

Ai ka thënë se rivaliteti mes tyre ka ekzistuar, pasi që një kohë nuk i duron dy personalitete kaq të mëdha historike.

“Një kohë nuk i duron dy personalitete historike”, ka thënë ai.

“Dy palët donin që të merrnin meritat për gjithë kohën. Një pjesë e historisë është prej 92 deri 96. Pastaj pjesa tjetër është kjo e luftës. Por donin që të merrnin të gjithë barrën e asaj kohe mbi vete”, tha ai.

Kuçi ka treguar në emisionin Pressing në T7 se nëse do të lidhin një koalicion me VV-në pas zgjedhjeve.

Ai ka thënë se ka disa kushte të cilat duhet plotësohen së pari, nëse dëshirojnë të kenë bashkëpunim.

“Shikoni e para duhet ti qartësojmë disa gjëra. Kemi të bëjmë me disa personalitete që kanë themeluar PDK-në. Kemi kryetarin që nuk ushtron aktivitetin tash. Nëse ata qartësojnë fjalimin e fundit për të atëherë kemi rrugën e lirë. Nëse i kthehemi pastaj të vjetrës nuk mund të ulemi bashkë. Kemi edhe çështje tjera. Çështja e minoriteteve, dialogut edhe e qeverisjes. Nëse nuk arrijmë konsensus atëherë nuk mund që të dalim në qeveri dhe pastaj të kemi mosmarrëveshje“, ka thënë Kuçi.

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se ka pasur përpjekje që Gjykata Speciale të krijohet në Kosovë, por që dështuan pasi presioni ishte i madh.

Ai thotë se presidenti i zgjedhur i SHBA-së vetë kërkoi që kjo të bëhej ndërsa shton se kërcënimi ishte serioz që kjo gjykatë të krijohej edhe në Këshill të Sigurimit.

“Gjykata Speciale erdhi e imponuar, ne kërkuam të bëhen në Dyz ose Bondsteel”, ka thënë ai.

“Presion ka qenë i hatashëm. E keni vërejtur edhe më 2016-n. Kur ka dështuar herën e parë, ka pasur edhe deputetë që kanë thënë të mos votohet. Por jemi këtu. Ka pasur kërcënim që të bëhet edhe në Këshill të Sigurimit. Bideni e kërkoi Gjykatën Speciale, çelësi është në Uashington e Bruksel. Ka qenë kompania e Frank Uisner. Na thanë merreni ose lëreni. Edhe proceset integruese, sikur liberalizimi i vizave, do të dështonin”, ka shtuar Kuçi./Express

Lini një Përgjigje

RMV siguron 800 mijë vaksina Pfizer

Gruaja sllovene vdiq pas vaksinimit