in

Ku po shkon Dardania?

Musa Jupolli

Çrregullim, apo çmenduri e pa pritur, sipas definicionit në kundërshtim me idealin që kishim në kohë të Rugovës dhe gjithë atyre që përpiqeshin që Dardania të jetë arkitekturë evropiane !Në gjuhën e arkitekturës « çmenduria politike » është apetit i pafundm , rrugë me gjemba që vret shpirtin e Atdheut !Kjo ndodhi!Aty lavra e fundit u kapërdi nga « çlirimtaret « pa ideal!Derisa luftëtaret e lirisë ballafaqoheshin  me bisha armiku për ta mbrojtur frymën dardane me çdo kusht : LAVDI !

Ju mjafton ta përkujtoni kohën e Rugovës, ideal n ‘arkitekturë evropiane, arkitekturë për një Kala në të cilën bibliotekat do të ishin vend-takim me lirinë e Dardanisë, aty ku do të mësohej atdhe-dashuria, historia dhe filozofia arbërore.

« Vizatojeni » sot Dardaninë, aty në çdo pëllëmbë do t’u dalin djajtë të veshur me petka e ideologji t’arabistanit e turkomanit, derisa Beligradi fërgon duar për « kulaçin » që po i gatuhet nga injorantë të gjenit tonë, mos qoftë i yni !Ideali u varros, atë ditë që u shpallën heronjtë e gjallë gjeneralë të salloneve !Ideali n ‘arkitekturë evropiane ndërtohet me: Ide e filozofi shqiptare, në mbrojtje të ekonomisë, shkollimit dhe shëndetësisë!

Rugova, një i rrallë që ndeshet në çdo shekull vetëm njëherë!

04.07.2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

U vranë gjashtë veta nga sulmi në SHBA

Behgjet Pacolli ka pastruar paratë në bashkëpunim me krimin e organizuar