Dush Gashi
Përmbytjet, ndonëse nuk kemi Danub as Rajnë, këtë herë bënë dëme të mëdha në Kosovë.
Për shkaqet e tyre, ndërkaq, heshtin ata, të cilëve do të duhej t’u besojmë më së shumti – ekspertët!
Me sa di, nuk patëm as të dhëna se sa ishte sasia e të reshurave këtë herë, a ishin ato çfarë “nuk mbahen mend”, apo shi i rëndomtë për stinën?
Pastaj, nga ekspertët e hidrologjisë, të ndërtimtarisë e të tjerë, do të duhej të merrnim edhe përgjigje tjera:
– Sa ndikuan në këto dëme mbyllja e shtretërve të lumejve me hedhurina?
– Çfarë ndikimi kishte dëmtimi i shtretërve të lumejve nga nxjerrja e rërës për ndërtimtari?
– A ishin dëmet edhe pasojë e ndërtimeve afër lumejve, në zona ku kurrë më parë nuk është ndërtuar?
– Çfarë ishte reagimi institucional, i alarmimit dhe i veprimit për mbrojtje nga drejtoritë për emergjenca?Këto pyetje po me bien në mend tash, e sigurisht se ka edhe të tjera. Por, ajo që dua të them është se nëse të tërat ia lëmë politikës, do të kemi vetëm grindje të kota dhe hedhje e ndërsjellë e fajit, që nuk sjellin asnjë rezultat!
Apo, mos mu kjo atmosferë gjithmonë e politizuar, ka bërë që edhe për ekspertët t’i nënshtrohen konformizmit dhe të zgjedhin heshtjen…?
Në foto: Lumi Klina, i cili shkaktoi dëme të mëdha në Skënderaj, fotografuar në kohë normale, ndonëse si duket edhe atëherë pas një shiu
Loading…