in

Ku i kemi ekspertët…?!

Dush Gashi

Përmbytjet, ndonëse nuk kemi Danub as Rajnë, këtë herë bënë dëme të mëdha në Kosovë.

Për shkaqet e tyre, ndërkaq, heshtin ata, të cilëve do të duhej t’u besojmë më së shumti – ekspertët!

Me sa di, nuk patëm as të dhëna se sa ishte sasia e të reshurave këtë herë, a ishin ato çfarë “nuk mbahen mend”, apo shi i rëndomtë për stinën?

Pastaj, nga ekspertët e hidrologjisë, të ndërtimtarisë e të tjerë, do të duhej të merrnim edhe përgjigje tjera:

– Sa ndikuan në këto dëme mbyllja e shtretërve të lumejve me hedhurina?

– Çfarë ndikimi kishte dëmtimi i shtretërve të lumejve nga nxjerrja e rërës për ndërtimtari?

– A ishin dëmet edhe pasojë e ndërtimeve afër lumejve, në zona ku kurrë më parë nuk është ndërtuar?

– Çfarë ishte reagimi institucional, i alarmimit dhe i veprimit për mbrojtje nga drejtoritë për emergjenca?Këto pyetje po me bien në mend tash, e sigurisht se ka edhe të tjera. Por, ajo që dua të them është se nëse të tërat ia lëmë politikës, do të kemi vetëm grindje të kota dhe hedhje e ndërsjellë e fajit, që nuk sjellin asnjë rezultat! 

Apo, mos mu kjo atmosferë gjithmonë e politizuar, ka bërë që edhe për ekspertët t’i nënshtrohen konformizmit dhe të zgjedhin heshtjen…?

Në foto: Lumi Klina, i cili shkaktoi dëme të mëdha në Skënderaj, fotografuar në kohë normale, ndonëse si duket edhe atëherë pas një shiu

Lini një Përgjigje

Vajzat që ranë nga ndërtesa në Ferizaj janë motra: Njëra u mundua ta shpëtonte tjetrën

Osmani dhe Gërvalla do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan