in

Ku e marrin guximin këto grupe të flasin në emrin e zotit, të kërcënojnë në emrin e zotit dhe të vrasin në emrin e zotit

 

(Reagim ndaj nismës për ta dëmtuar laicitetin e shkollës për bartjen e shamisë nga të miturat)

 

Mevi Rafuna

Nëse ata pak shqiptarë nuk zgjohen, nuk është çudi që brenda një dekade do shndërrohemi në Avganistanin e Europës!

Duke pasur parasysh ngufatjen tonë shoqërore, degradimin e të gjitha vlerave dhe mykjen institucionale, më duket që ne pjesa e paktë që i shohim gjërat objektivisht ngjajmë si të humbur në hapësirë dhe në kohë.

Personalisht së pari si njeri, së dyti si grua dhe së treti si shqiptare, tendencat e shumta për t’i dhënë kahe tjetër kësaj shoqërie duke e ngulfatur atë përfundimisht më duken shqetësuese. Hiç më larg kur deputetët e Kuvendit të Kosovës ( Institucion ky që u krijua me sakrificat e shumta përgjatë historisë, të cilat dihen botërisht, por mjerisht u shkelën dhe u përbuzën nga një grup i caktuar, për egon e tyre për pushtet). Kur lexoj se në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm një por një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të Kosovës, propozojnë ndryshime të neneve të cilat nëse tingëllojnë që thirren në “emrin e të drejtave të njeriut” mjerisht kanë prapavijë tendencioze sa i përket laicitetit institucional dhe shoqëror.

Këto ditë dëgjuam deputeten minoritare Duda Balje e cila ” konstaton se neni 3.pika 1.13 e udhëzimit Administrativ të MASHT-it 06/2014 është i paligjshëm dhe antikushtetues”. Dhe kërkesa e kësaj është që ky nen të ndryshohet sepse është në kundërshti me të ‘drejtat e njeriut’ ,për shkak se vajzave minore iu ndalohet bartja e shamisë nëpër shkolla. Deputetja në fjalë thirret në emrin e islamit, duke harruar që në Kosovë ka edhe religjione të tjera, e mbi të gjitha është shtet laik. Por shqetësuese më duket tendenca e vazhdueshme e deputetes në fjalë për ta instaluar shaminë në institucionet shkollore. Kur dihet se sa e kemi vuajtur ne si shumicë si shqiptarë, që të kemi shkolla laike.

Ata pushtuesit otoman që ishin islamik s’na lanë me shekuj të kemi shkolla në gjuhën tonë. Deputetja në fjalë mund të flas për minoritetin e saj por jo ta marrë të drejtën që në këtë thes ta fus edhe femrën shqiptare. Gjyshet tona bënë ç’mos që t’i largojnë shamitë dhe dimijat të cilat përveç që nuk kishin të bëjnë asgjë me kulturën dhe kombin tonë ishin tmerrësisht joestetike duke ua shëmtuar bukurinë. Këtu është ndoshta një 10 % që pas lufte përqafuan rrymat radikale. Ky grupacion i çuditshëm të cilin nuk dyshoj që e përkrah deputetja në fjalë në “emrin e të drejtave të njeriut” tentojnë që ta ndryshojnë bazamentin e kësaj shoqërie. Nga ky grupacion kemi manifestime e tyre duke filluar nga veshja, meshkujt me trefertal të parruar e të pakrehur, femrat me shami ( madje kam pa edhe vajzat e vogla), këta as nuk të përshëndesin e as nuk ta japin dorën dhe qasja e tyre të kujton kohët e prapambetjes shpellare.

Duke e ditur që nuk veprojnë të vetëm që armiqtë e këtij shteti derdhin mjete financiare, vetëm që këta të përfaqësojnë rrymat e tyre radikale për të dëmtuar rënd shoqërinë dhe karakterin kulturor dhe kombëtar. Madje çmimi për vënien e shamisë shkon prej 300 $ e lartë, ndërsa ato që e manifestojnë këtë duke u futur me këmbëngulje në institucione shtetërore paguhen dhe më shumë. Dhe më thoni kush jeni ju që kemi marrë turr të na shtrembëroni, të na shëmtoni kur dihet se sa rëndë e kemi paguar të qenit nën sundimin islam otoman dhe megjithatë mbijetuam. Ju që i mbushët kampet e Sirisë me mugjahedinë duke vra e masakru fëmijë të pafajshëm atje nën emrin e ideologjisë së juaj të çmendur. Kam pa gra nga Kosova që kishin shkuar atje si luftetare  dhe kur ju kishte vdekur burri apo partneri ato kishin lind fëmijë të tjerë me nga dy apo tre e më shumë partner. Ju thirreni në “emrin e të drejtave të njeriut” dhe të ‘demokracisë’ deri sa ta shtrini ndikimin tuaj më pas njihni vetëm Sheriatin.. Dhe cila është ajo fe që e degradon njeriun nga qenësia e tij.

Për këtë fajtor janë të gjithë duke filluar nga BIK- u me Tërrnavën i cili nuk i pengoi këto rryma në fillim por në heshtje i miratoi. Këtu fajtor janë të gjitha partitë politike të cilat filtruan me ta duke futur brenda vetes grupacione të tilla. Këtu fajtor janë të gjithë akademikët të cilët asnjëherë nuk shkruan për rrezikun që i kanoset shtetit dhe kombit shqiptar nga këto grupe. Dhe ku e marrin guximin këto grupe të flasin në emrin e zotit, të kërcënojnë në emrin e zotit dhe të vrasin në emrin e zotit. Nëse ata pak shqiptarë nuk zgjohen, nuk është çudi që brenda një dekade do shndërrohemi në Avganistanin e Europës!

Lini një Përgjigje

Hashim Thaçit ia vazhdoi paraburgimin Gykata e Hagës

Ku janë shtatorët e arbërorëve të lavdishëm?