in

Kthehet nga Ishujt Falkand kontigjenti i parë i FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kontingjenti i parë i saj, është kthyer sot misioni në Ishujt Falkland.

“Kontingjenti i parë me trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ka qenë i atashuar në kuadër të Ushtrisë Britanike, pas përfundimit të suksesshëm të misionit në Ishujt Falkland, “Atlantiku”, janë kthyer sot ne Kosovë.

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari bazuar në vlerësimet dhe diskutimet me partneret Britanik, ka vlerësuar lartë performancën dhe profesionalizimin e treguar.

 Tutje, KOMFSK potencoi që ky mision është dëshmi e vazhdueshme për ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së dhe rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO dhe organizata tjera të sigurisë”, thuhet në njoftim e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ushtarët në Aeroportin e Prishtinës, i kanë pritur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Tutje thuhet në njoftim se për t`i përgëzuar për kthimin në shtëpi dhe suksesin në mision, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pjesëtarët u mirëpritën nga familjaret, Ministri Mehaj, Komandanti i FSK-së Gjeneral Jashari dhe oficerë e nënoficerë të lartë të FSK-së.

Ky është misioni i dytë jashtë vendi i Forcës së Sigurisë së Kosovës pas atij në Kuvajt përkrahë ushtrisë Amerikane.

Aktualisht FSK vazhdon misionin në ishujt Falkland, me kontingjentin e dytë që kanë zbarkuar gjatë këtij muaji.

Lini një Përgjigje

Familjet e ushtarëve shqiptarë të vrarë në APJ kërkojnë drejtësi

Dyshohet për marrëveshje me uzurpatorët