in

Kryeziu: S’kemi marrë ftesë për takim mes Kurtit e Vuçiqit më 11 maj

Zëdhënësi i Qeverisës, Përparim Kryeziu, ka thënë se zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj.

Sipas tij, datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merren vesh dy palët, jo kur imponohen njëanshëm.

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve. Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge. Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ndërkohë, Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimi Evropian, Joseph Borrell, ka konfirmuar se takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të mbahet më 11 maj në Bruksel.

Lini një Përgjigje

Merkel: Do të ketë vaksina për të gjithë qytetarët e rritur deri në qershor

Dy fjalë për Adnan Merovcin, po të ishte gjallë Ibrahim Rugova kish me t’thanë: Hiqju shkrimit Merovc