Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës që nga fillimi i pandemisë kanë marrë 2 milionë euro paga.
”Prej fillimit të pandemisë deputetët e Kuvendit kanë marrë 2 milionë euro paga”, ka shkruar Ahmeti.
Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike e paraparë si ndihmë për bizneset dhe qytetarët nuk ka arritur të kalojë në Kuvend në lexim të dytë për mungesë kuorumi dhe joserioziteti nga ana e deputetëve.