in

Kryeprokurori kërkon që gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve të nisë më së largu në shtator 2021

Shtatori i 2021-s është afati më i vonshëm sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale për të nisur gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ueb-faqja e Gjykatës Speciale ka publikuar të martën parashtresën e kryeprokurorit Jack Smith se kur duhet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe aty theksohet se ky gjykim duhet të fillojë verës apo jo më vonë se shtatori,raporton reporteri.net.

Në seancën e parë statusore avokatët e të akuzuarve kishin kundërshtuar këtë qëndrim duke thënë se atyre u duhet më shumë kohë për t’u përgatitur për rastin.

Disa prej tyre kishin përmendur vitin 2022 si më idealin për të nisur gjykimi.

Lini një Përgjigje

SHBA: I hapet rruga transicionit presidencial

Hoti: Ose president konsensual, ose shkojmë në zgjedhje