in

Kryeparlamentari Konjufca Kushtetuta është vetë shteti, misioni i saj është ruajtja e vlerave demokratike

Shkruan: Nexhat HAZIRI

Ndërsa ditë më parë deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, në emër të Allahut betohej mbi dokumentin laik të shtetit të Kosovës, duke bërë shkelje të rënd të kushtetutës. Tutje ai edhe e shpërndau në rrjetet sociale këtë “krenari” të tij, dhe askush nuk e tha as edhe një fjalë për këtë veprim anti-kushtetues të tij, as nga VV-ja.

Dhe tani kur Konjufca paska dal me një urim apo dekleratë në përvjetorin e 13 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të cilën e njohin kur janë në pushtet dhe e mohojnë kur janë në opozitë, tingllon si hipokrizi e një subjekti politik, ku mbrenda këtij sekti, të një përzierje ideologjish politike e fetare (komuniste dhe islamike e llojit të partisë “Baath” të ish-diktatoritSadam Hysein), e njejta kushtetutë quhet si e Ahtisarit, anti- shqiptare, anti-islamike, e frymes imperialiste etj.

Se cili do të jetë qëndrimi/veprimi tyre i vertetë në raport me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, tani kur janë në pushtet, për ta shuar apo të ruajtur atë, kjo mbetët të shihet.(n.h)

Lini një Përgjigje

Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit

Në afërsi të hotelit "Princi i Arbërit" janë hedhur dy granata dore