in

Kryemyftiu i Shqipërisë takon Papën, flasin edhe për Kosovën

Kryemyftiu i Shqipërisë, Bujar Spahiu, u prit në audiencë në Vatikan, nga Papa Françesku.

“Ishte një kënaqësi të pritesha në një audiencë të veçantë nga Papa Françesku.  Patëm një bisedë tepër të ngrohtë dhe miqësore për më shumë se gjysëm ore”, deklaroi kryemyftiu i Shqipërisë.

Ai tha se me Papën, bisedoi për dialogun ndër fetar, Dokumentin e Vëllazërisë njerëzore të nënshkruar në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga Shejhu i Al-Az’har, Ahmed Tajib dhe Papa Françesku.

“Gjatë takimit kokë më kokë me Papën folëm për Shqipërinë, ai çmoi shumë harmoninë në vendin tonë, gjithashtu më shprehu falenderim për angazhimin tim personal dhe atë institucional në këtë drejtim”, deklaroi Spahiu, duke shtuar se e ka falendëruar për pritjen, dhe e vlerësoi shumë punën dhe kontributin që Papa po jep sa i përket vëllazërimit njerëzor, mbështetjen dhe vëmendjen e veçantë që ai tregon ndaj Shqipërisë, kontributin dhe qëndrimet e tij ndaj luftës në Ukrainë dhe konflikteve të tjera të hapura nëpër botë.

“Familja, kthimi i vëmendjes ndaj saj si qeliza bazë e shoqërisë, ishte mendimi i përbashkët që ndamë”.

Kryemyftiu tha se me Papa Françekun bisedoi edhe për zhvillimet e përgjithshme në Shqipëri e rajon.

“Me këtë rast i kërkova Papa Françeskut mbështetjen e tij personale dhe të shtetit të Vatikanit për Kosovën”.

Kryemyftiu Spahiu tha se në Vatikan pati një takim me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet (Ministri i Jashtëm), imzot Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot.

Jeton Musliu / RTKlive

Lini një Përgjigje

Kryemyftiu i Shqipërisë Bujar Spahiu takon Papën

Bugajski: Mundësi historike që NATO ta mposhtë Rusinë