in

Kryeministri Hoti u takua me komandantin e ri të KFOR-it gjeneralmajor Federici

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it gjeneralmajor, Franco Federici.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti dhe Komandanti Federici biseduan për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, të cilën e vlerësuan të qetë dhe stabile.

Kryeministri Hoti falënderoi komandantin e ri të KFOR-it gjeneralmajor Federici, për punën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të këtij misioni paqeruajtës gjatë 21 vjetëve të pranisë në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok.

Lini një Përgjigje

Si funksionon transicioni në SHBA

Është një festë nëntori, nuk janë dy!