in

Kryeministri Hoti dënon sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, thekson se sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe si i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Kryeministri Hoti fton organet e rendit për ndriçim sa më të shpejtë të këtij akti qyqar, ndërsa gazetarit Duriqi i uron shërim dhe kthim sa më të shpejtë në kryerjen e detyrës së tij.

“Dhuna dhe tendenca për frikësim të gazetarëve është përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes dhe zhbërje të demokracisë, e cila nuk duhet të tolerohet sepse e drejta e fjalës së lirë është e garantuar me ligj”, thekson kryeministri Hoti.

Lini një Përgjigje

Sulmi ndaj gazetarit është sulm ndaj fjalës së lirë

Në Ministrinë e Kulturës në Maqedoni projekte fituan: Daja, halla, tezja, babë e djalë dhe vajza!