in

Kryeinfermierja akuzon Shpejtim Bulliqin se po i bëjnë presion për t’u larguar nga vendi i punës

Kryeinfermierja në Podujevë, Ganimete Haxhiu, ka denoncuar publikisht, Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e ri të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, se po i bëjnë trysni për të hequr dorë nga vendi i saj i punës. Në një shkrim të saj në rrjete sociale, Ganimete Haxhiu, e ka quajtur absurde presionin që po i bëhet asaj që të heq dorë nga vendi i saj i punës, si kryeinfermiere në Podujevë.

Të dashur familjar , kolege/ë dhe miq! 

Sot nga mëngjesi kam perjetua diçka që është apsurde në një shoqëri e vend demokratik!

Pushteti i ri në Podujevë sot më ka bë presion tërë ditën që unë te heq dorë nga vendi i punës në të cilin jam në bazë të konkursit të rregullt dhe meritave me kontratë pune te përhershme. Si është e mundur të më kerkohet te heq dorë vullnetarisht nga egzistenca ime dhe e fëmijeve te mij.

A thua kjo qenka siguria dhe barazia e proklamuar e atyre qe e kishin gojen plotë e që sot janë në pushtet ?GH

Lini një Përgjigje

3

Nga notesi i im: Dëshmi për krimet serbe në Rajonin e Pejës

Gjykata Speciale -ofensivë kundër Ibrahim Rugovës e LDK-së