in

Kronistët dhe historianët osmanë: 'Skënderbeu ishte shqiptar'

Po sjell disa argumente kokëforta, nga vetë kronikat osmane, për të rrëzuar çdo qëllim dashakeqës për të madhin Skënderbe!

1.Oruç Bin Adil Është autor i njërës nga historitë më të vjetra të shtetit osman “Tevari El Osman”, (Historitë Osmane). Të dy dorëshkrimet e Oruçit të gjetura në Oxford dhe Cambridge janë botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. Në faqe 96 thotë – “Sulltani shkoi të luftonte kundër Iskenderit në tokat shqiptare, ose në vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden)” dhe jo në Maqedoni ose Serbi.

Në faqe 115 thotë – “Ali Beu, i biri i Evrenoz Beut, mblodhi ushtrinë dhe akinxhijtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin shqiptarë (Arnavud vilajetine)”. Në faqe 121 thotë – “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve. Sundimtari shqiptar Iskenderi u arratis..” Në origjinal është “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë qartë se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarezëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë me sulltanin në kohën e Skënderbeut.

Në faqe 123 thotë – “Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin Shqiptarë, dhe sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta pushtonte atë..”

2.Kronikat Anonime OsmaneËshtë fjala për veprën me titull “Tevarih El Osman” e cila përmbledh një numër të shumtë kronikash anonime të shkruara në fund të shekullit XV dhe fillim të shekullit XVI. Këto kronika janë analizuar dhe botuar nga Franc Giese, me titull: “Die altosmanischen anonymen Chroniken”, 1922, Bruksel.Në faqe 70 shkruan – “Sulltan Murat Hani kreu një fushatë kundër tokave të Juvanit dhe tokave tjera të shqiptarëve. Sundimtari shqiptar, Iskenderi, nuk u pa se ku ishte”.

Në faqe 125 shkruan – “Shqiptarët në tokat e tyre kishin ngritur kulla në vendet e thepisura dhe në majat e maleve. Rrugët ishin aq të pakalueshme sa edhe sorrat nuk fluturonin mbi to. Bile edhe djalli me shkop nuk do të mund të hynte në tokat e tyre”.

3.Ashik Pasha ZadeËshtë një nga kronistët e hershëm osman i cili jetoi gjatë shekullit të XV. Veprën e tij e ka botuar Ali Beg, me titull “Ashik Pashazade tarihil Osman”, Istambull 1332 hixhri.Në faqe 124-125 thotë – “Isa beu hyri në tokat e padepërtueshme të shqiptarëve dhe prej andej bënte sulme. Ndërkaq ata i ja bllokuan rrugët… Një arnaut i pa fe me emrin Iskender që ishte “i biri i sundimtarit shqiptar”, që kishte qenë içogllan i sulltanit dhe tash kishte ngritur krye kundër tij, dhe ua kishte bllokuar rrugën akinxhijëve”.

4.Mehmet NeshriKa qenë një poet shumë i njohur i kohës së Sulltan Selimit I. Vepra e tij e shkruar në vargje titullohet “Cihan Numaa”(Treguesi i Botës), analizuar dhe botuar nga Franc Taechner, me titull “Die altosmanischen Hroniken des Mevlana Mehmet Neschri, Lajpsig 1951.Në faqe 121 thotë – “Iskenderi, sundimtari shqiptar (Iskender arnavud begi oglu idi) e tradhtoi padishahun. Pastaj truri i tij i brumosur me djallëzi e bëri atë që të jepej pas ngatërresave. Ai si hakmarrje, shkoi dhe grabiti shumë bagëti të osmanëve në malet e Tetovës (Kallkandelen). Kur Sulltani iu drejtua tokave të shqiptarëve, Iskenderi u arratis nga Durrësi në drejtim të Frengut (Italisë). Këtu është fjala kur Skënderbeu shkoi në Itali për të kërkuar ndihmë dhe disa burime osmane atë e paraqesin si “ikje” të tij që të “shpëtonte” kokën. Vlen të theksohet edhe njëherë thënia e Neshriut: “Iskender arnavud begi”(lexo: Skënderi, begu shqiptar).

5.Dursun BegKa jetuar gjatë sundimit të Mehmetit II. Vepra e tij titullohet “Tarihi ebul Feth” (Historia e Babait të pushtimeve) e botuar nga Mehmet Arif, Istambull, 1914.Në faqe 70 thotë – “Pasi Sulltani u hakmor kundër frengjëve dhe hungarezëve, u preokupua të zhdukte nga rrënjët shqiptarët mosmirënjohës të udhëhequr nga arnauti Iskender, por ata zunë shtigjet e maleve dhe të luginave të rrezikshme. Nga që ishin tepër të këqinjë, ata rezistuan me kokëfortësi dhe me tërbim të madh”.Në faqe 123 thotë – “Nga një anë tjetër popullsia mosmirënjohëse shqiptare u hodh vende-vende në kryengritje dhe guxoi të hynte në luftë, e udhëhequr nga kryeneqi Iskender.Në faqe 136 thotë – “Arnauti Iskender tradhtari i cili qysh si fëmijë ishte rritur në pallatin mbretëror, iku dhe pëlqeu rrugën e kryengritësit. Ai shkoi dhe u tha shqiptarëve: “Unë jam djali i sundimtarit tuaj…”Pra,ky është një kundër-argument për ata që thonë se Skënderbeu ishte me origjinë sllave. Kjo që përmendëm është e shkruar nga penda e kundërshtarit të Skënderbeut, dhe ai nuk thotë serbi, bullgari, sllavomaqedoni, por thotë: “Arnauti, Iskender tradhtari”. Emri Arnaut përdorej nga turqit vetëm për shqiptarët, e që rrjedh nga emri arbër. Pra, grekët nga Arbër – Arvanitis, serbët nga Arbër – Arbanas dhe osmanët nga Arbër – Arnavut.

6.Idris BitlisiNë vitin 1501 emigroi nga Persia dhe u punësua në oborrin osman ku qëndroi gjatë gjithë jetës. Vepra e tij titullohet “Hesht Bihisht” (Tetë parajsat) dhe është e shkruar në persisht.Në faqe 188 thotë – “Shqiptari Iskender, i cili ishte ngarkuar me detyra nga Sulltani, ishte një nga më të besuarit e më të shquarit, ndër personat e zgjedhur, që mbaheshin në shërbim të Sulltanit”.Në faqe 127 thotë – “Një nga shërbëtorët e Sulltanit, arnauti Iskender, që ishte rritur që fëmijë me të mirat e Padishahut që kishte gëzuar gjithmonë kujdesin, shpirtmadhësinë dhe ledhatimin e pakufizuar, i shtyrë nga lakmia që të bëhet mbret i Shqipërisë, bashkë me një grup intrigantësh u larguan nga selia e lumturisë.

7.Kemal Pasha ZadeKa qenë biri i një komandanti të njohur të Sulltanit, Sulejman Celebi, i cili kishte marrë pjesë në pushtimin e Konstantinopolit. Vepra e tij titullohet “Tevarih el Osman” (Historitë Osmane).Në faqe 279 thotë – “Në vendin e shqiptarëve doli në skenë një njeri prej një fisi të vjetër mbretëror, një ngatërrestarë dhe turbullues i njohur me emrin, i biri i Juvanit, emri i të cilit ishte Iskender.Në faqe 280 thotë – “Tradhtia e tij kriminale u bë e famshme kudo dhe të gjithë në (Perandorinë Osmane) e thirrnin me emrin tradhtari arnaut Iskenderi. Ai shkoi dhe me lehtësi hyri në vilajetin e të atit të tij, i cili në vendin e shqiptarëve njihet me emrin nahija e ashpër e tokave të Juvanit. Populli i atij vendi e pranoi dhe iu nënshtrua, duke thënë se ky është djali i sundimtarit tonë. Në këtë mënyrë pushtoi(lexo: çliroi) vendin e sipërpërmendur dhe u bë mbret i shqiptarëve”.

8.Hoxha SadediniËshtë një nga historianët më të dëgjuar osmanë i cili ka marrë pjesë edhe në punët shtetërore. Vepra e tij titullohet “Tacut tevarih” (Kurora e historive) dhe më së shumti përmendet si Hoca tevarihi.Në faqe 351 thotë – “Sundimtari shqiptar kishte një djalë të pashëm që quhej Iskender, figura trupore e të cilit të frymëzonte dashurinë, ndërsa fytyra e tij tërheqëse ishte shprehëse e bukurisë dhe e hirësisë së tij.

9.Ali Mustafa bin AhmedKa shërbyer si sekretar i këshillit (Divan Katibi). Vepra e tij titullohet “Kunhul Ahbar” (Bërthama e lajmeve).Në faqe 76 thotë – “Hamza beu ishte nipi i Iskenderit të shqiptarëve”.Në faqe 124 thotë – “Një njeri i pa vlerë nga fisi shqiptar (arnaut) i quajtur me emrin tradhtari Iskender, i cili pasi u rrit dhe edukua në oborrin e sulltanit, doli jashtë dhe mori rrugë të shtrembët.. Ky djalë që ushqeu tradhtinë dhe intrigën ishte i biri i njërit prej banditëve të famshëm të asaj popullsie të keqe”.

10.SolkzadeËshtë njëri nga historianët osmanë të shekullit XVII. Vepra e tij titullohet si “Figrist Shahan”, por sot më së shumti njihet si “Tarihi Sollakzade” (Historia e Sollkazades).Në faqe 168 thotë – “Pamja fizike e këtij njeriu të bukur (Skënderbeut) të çlodhë sytë, kurse fytyra e tij tërheqëse të jepte kënaqësi”.Më poshtë vazhdon – “Ai sojëkeq dhe fatzi, i harroi mirësitë e padishahut dhe ia ktheu shpinën atij. Kur ky lajm u mor vesh nga mbreti, ai dërgoi ushtri kundër tij dhe vendit të shqiptarëve, nën komandën e Isa Beut. Kryengritësi i lartpërmendur (Skënderbeu) nuk u kap dot dhe një kohë të gjatë u fsheh nëpër male të egra të Shqipërisë.

11.MynexhimbashËshtë historian i shekullit XVII. Vepra e tij titullohet “Sahaful ahbar”, e botuar nga Nedim Ahmet, me titull “Mynexhimbashi Sahaful ahbar”, Istambull 1285 h. Ky autor i përsërit të dhënat që i përmendëm më lartë.Në faqe 352 thotë – “Iskenderi ishte i biri i Juvanit, sundimtarit shqiptar, dhe se ishte rritur në oborrin e Sulltanit. Ai (Skënderbeu) kishte qenë i emëruar nga Sulltani si zëvendës i të atit në tokat shqiptare. Pastaj e tradhtoi Sulltanin, iku në Shqipëri dhe ngriti krye.

Arbërorët e Maqedonisë

Lini një Përgjigje

Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli duhet të shkarkohen

Kisha e Tudasit (Shën Triadha) në Opar, është ndërtuar nga pjestarët e dinastisë Muzaka