in

Kroacia mposht Marokun

Kroacia e ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin “Qatar 2022”. Kjo pasi në ndeshjen për vendin e tretë ka fituar kundër Marokut. 

Ndeshja e zhvilluar në “Khalifa International Stadium” ka përfunduar me fitoren e ballkanasve me rezultat 2:1. 

Të tre golat janë shënuar në pjesën e parë. Fillimisht realizuan kroatët në minutën e shtatë përmes Gvardiol. Gëzimi kroat ka zgjatur vetëm dy minuta, pasi marokenët kanë barazuar me anë të Dari.

Kur është dukur se pjesa e parë do të mbyllet baraz ka dalë në skenë Orsic (42′) i cili ka realizuar për avantazhin tjetër të kroatëve.

Kjo është hera e dytë që Kroacia zë vendin e tretë në një Botëror. Hera e parë ishte më 1998 në kampionatin e mbajtur në Francë, ku në ndeshjen për vendin e tretë kroatët kishin mposhtur Holandën dhe atë pikërisht me rezultat 2-1. 

Kjo ishte ndeshja e dytë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave për një muaj. Në ndeshjen e fazës së grupeve, ku Kroacia dhe Maroku ishin pjesë e Grupit F, ndeshja mes tyre përfundoi baras dhe pa gola. 

Kroacia suksesin më të madh e ka arritur më 2018, kur në Botërorin e mbajtur në Rusi, kishte shkuar deri në finale, ku ishte mposhtur me rezultat 4-2. 

Kroacia, shtet i dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, për herë të parë mori pjesë në një garë ndërkombëtare futbollistike më 1996 në Evropianin e mbajtur në Angli.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Ushqimet e përpunuara ta humbin fillin e mendimit?

Vuçiq: mos shpresoni që Serbinë do t'ua servojmë në pjatë !