in

Kristofer Hill: duhet punuar shumë për çështjen e Kosovës

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka folur pas takimit të djeshëm të kryeministrit kosovar, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se ka mbetur i zhgënjyer, por megjithatë thotë se ka pasë edhe rezultat pozitiv nga bisedimet që zgjatën me orë.

“Ishte një ditë shumë e gjatë në Bruksel dje. Ka pasë shumë diskutime, takime, negociata. Natyrisht, të gjithë janë të zhgënjyer që nuk mundëm t’i zgjidhnim çështjet afatshkurtra dhe afatgjata, por mendoj se ato bisedime rezultuan në një zhvillim pozitiv”.

Si diçka tejet pozitive, Hill e cilësoi edhe marrëdhënien SHBA-BE për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Para së gjithash, është e qartë që SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar shumë ngushtë bashkë. Mirëkuptimi i përbashkët dhe një kimi shumë e mirë mes SHBA-së dhe BE-së – kjo na shërben të gjithëve për të vazhduar përpara. Së dyti, është shumë e qartë që pala serbe erdhi në diskutime në kohën e duhur, e cila padyshim se bëri shumë punë për ato çështje, por gjithashtu është e përgatitur të diskutojë, të negociojë dhe të gjejë një rrugë përpara. Mendoj se ka argumente të mira, jo vetëm për diskutimet e ardhshme për Kosovën, por më përgjithësisht për marrëdhëniet e SHBA-së me Serbinë”.

Diplomati amerikan thotë se raportet e SHBA-së dhe Serbisë nuk janë detyrimisht të lidhura me Kosovën.

“Ne kemi baza të shumta të përbashkëta për bashkëpunim. Jo çdo gjë që bëjnë SHBA-të dhe Serbia së bashku duhet të lidhet me Kosovën”, tha ambasadori amerikan.

Megjithatë ai tha se duhet punuar shumë për çështjen e Kosovës dhe të gjendet një mirëkuptim. Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti, ka komentuar rreth një deklarate të Hill për formimin e Asoaciacionit. Hillin, i cili ka qenë i përfshirë në negociatat Kosovë-Serbi, Kurtin e ka quajtur “ndërmjetës të heshtur” të bisedimeve Kosovë -Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Tamar Ziv: Lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në politikat në Ballkan

Ka shqiptarë që më nuk frymojnë shqip, kanë marrë pamje turko-arabe!?”