Shkruan Halil Gashi
– Aty kemi parë 20-30 veta të pushkatuar, të rënë në atë përrua. Në mesin e të vrave ishte edhe Haxhi Selim Qehaja që deshëm ta varrosim, por na kanë hetu serbët dhe kanë shtënë më armë në drejtim tonin dhe mezi kemi shpëtua, – kujton këto tmerre Ramiz Brada, 90- vjeç.
Ai, shpjegon edhe një rast tjetër kur me babin kishte shkuar në një vreshtë dhe në therat e mexhës mbi dhe kishte vërejt një dorë, kur ka gropuar më shumë i ka parë dy të vrarë, njeri nga ta ishte Ali Duka , kurse atë tjetrin nuk e njohta, kujtonte Baca Ramë.
Të arrestuarit dhe të ekzekutuarit ishin burra të mirë, qytetarë në zë, tregtarë dhe zejtarë shpijanik të dobishëm, atdhetarë me nam. I kujton ata baca Ramë dhe “çlirimtarët” pushtues. “Ata nuk donin te shifnin shqiptarë te zotë, ngase ua kishin frikën se një ditë do të ngrfitëshin kundër tyre. E kam patur shoq të mirë Zeqë Kolicën, të cilit ia kishin egzekutu vllain Ramë Kolicën. Ai pas tre muajsh ia ka parë të veshur pallton e të vëllait një farë serbi të keq qe quhej Pera Voca, që banonte në mahallen e Puhovcit dhe ai kur e ka vrejtë se Zeqa po njeh palltën e të vllait, ju ka ofru ky farë Pera, e i ka thënë: “pse po më kqyrë ashtu?”, kurse Zeqa ia ka kujtu se palltoja qe ai e kishte veshur ishte e te vëllait. Dhe ky farë Pera i përgjigjet: -Mos po don edhe ty me të qu të vllai i ytë?“, ishte shumë e rëndë kjo të durohet thoshte Baca Ramë.
Lagjja e Kapishnices ka qene shënjestër por atë e kanë mbrojtur djemtë e sajë. Një natë flitej se serbet e Livoshës, fshat sipër Pejës, kishin hyrë në një lagje të Kapeshnicës, por ata i kishin hetuar disa djemë te asaj lagje, që kishin edhe disa armë. Në mesin e tyre ishin Aziz Bekqeli, Metë Bekqeli , Ramë Kastrati dhe Selim Ademi, që u kishin zënë priten atyre dhe i kishin çarmatos dhe përzënë me dhunë nga kjo lagje e Kapeshnicës.
Edhe Rexhë Haka në rrugën e gjimnazit kishte një „frenxhi“ në mur afër shtëpisë dhe vëzhgonte çdo mbrëmje se kënd po e qonin në pushkatim. Një natë e vëren se në mesin i disa vetave qe i qonin pas tabjeve ishte edhe nipi i tije Sylë Muja. Rexha merr pushkën dhe në hyrje të përroit, pas Tabjeve, plagos një përcjellës, nipi i tij fshihet në përrua prej nga në atë rrëmujë e merre daja i tijë Rexhë Haka, e dërgon të një mjek popullor dhe e shëron. Më pas iu bashkohet “kaçakëve” pejanë, në mesin e të cilëve ishte Metë Gomarica, Sylë Loci, Selim Cana, Ali Macula etj.
-Sllavi neve kurrë nuk na ka dashtë të mirën, ata gjithmonë në tana periudhat kanë dasht të na shfarosin dhe të na dhe zhbijë nga vendi i ynë, ata kurrë nuk do të pushojnë se menduari se si me na luftu, më na pengu në zhvillim. E patë edhe vetë se çka ndodhi atë natë në Beograd kur ata djem tanë para 30 mijë çetnikëve luftuan si luaj për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tonë. Sllavët janë gjithnjë e me të tërbuar se shqiptaret janë shkolluar, ata me shumë se kurrë janë të bashkuar dhe më askush nuk ua ka frikën atyre që tërë bota i njeh si kriminelë, m thoshte Ramiz Brada 90- vjeç nga Peja .
Duke i uruar shëndet dhe jete te gjatë u ndava nga. Ai i cili ma kujtoi se unë kam edhe shumë çka për të thënë, nuk dua të marr as gjë në atë botë, kurse t’i përcjelli këto përmes shkrimeve te brazat e ri që të mbajnë në mënd mirë se nëpër çfarë katrahurash kemi kalu si shqiptarë në këto 100 vite të fundit.