in

Kreu i OBSH-së: Heqja dorë nga kontrollimi i virusit, rrezik

World Health Organization (WHO) Director-General Tedros Adhanom Ghebreyesus speaks during a daily press briefing on COVID-19 virus at the WHO headquaters in Geneva on March 9, 2020. - The World Health Organization said on March 9, 2020 that more than 70 percent of those infected with the new coronavirus in China have recovered, adding that the country was "bringing its epidemic under control". (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP)

 

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se braktisja e përpjekjeve për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit – siç është sugjeruar nga një zyrtar i lartë amerikan – “është e rrezikshme”.

“Ne nuk duhet të dorëzohemi”, tha Tedros në një adresim virtual.

Ai pranoi se pas disa muajsh lufte me koronavirusin e ri, i cili ka marrë më shumë se 1.1 milion jetë njerëzish në gjithë botën, ka një nivel të caktuar të “lodhjes pandemike”.

“Lodhja është e vërtetë, por ne nuk mund të heqim dorë”, tha Tedros.

“Kur udhëheqësit veprojnë shpejt, virusi mund të shtypet”, shtoi ai.

Komentet vijnë një ditë pasi Mark Meadows, shef i stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë për rrjetin televiziv CNN se fokusi i administratës ka kaluar në zbutje të koronavirusit, jo çrrënjosje.

“Ne nuk do ta kontrollojmë pandeminë. Do ta kontrollojmë faktin e të pasurit vaksina, terapeutikë dhe lehtësime të tjera”, ka thënë Meadows, duke e krahasuar sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, me gripin sezonal, raporton Radio Evropa e Lirë.

I pyetur për komentet e Meadowsit, Tedros tha se është dakord se përqendrimi në zbutje, e veçanërisht në mbrojtjen e personave të cenueshëm, është i rëndësishëm.

“Por, heqja dorë nga kontrolli është e rrezikshme”, këmbënguli ai.

Koronavirusi ka prekur mbi 43.3 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 1.1 milion kanë vdekur dhe mbi 29 milionë janë shëruar.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë, me mbi 8.6 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 225,000 viktima.

Lini një Përgjigje

Qeveria suedeze nuk e izolon popullatën e moshuar

Llogaritë e Telekomit u bllokuan kur po diskutohej zgjidhja