in

KQZ njofton qytetarët për masat që duhet të zbatohen në ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një videoje ka bërë të ditura masat të cilat duhet të zbatojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së zgjedhjeve, pra të dielën e 14 shkurtit në Kosovë.

KQZ ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-COVID, ndërkaq thekson se duhet të mbahet distanca fizike në momentin që qytetarët janë në vendvotime.

Njoftimi i plotë:

KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

Pas identifikimit, rivendoseni maskën.

Lini një Përgjigje

Haradinaj për letrën e Bidenit për Vuçiqin: Është diçka e mrekullueshme

Kamberi i drejtohet edhe njëherë SHBA-së e BE-së për termin racist “shiptari”