“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.
Bota është tronditur të hënën mbrëma nga një sulm terrorist në disa qendra të Vjenës, kryeqytetit të Austrisë e një prej kryeqendrave kulturore të Evropës.
Katër qytetarë kanë vdekur, dy burra dhe dy gra tashmë kanë vdekur. Përveç tyre është vrarë edhe një nga sulmuesit, për të cilin mediat austriake raportuan se është shtetas i Maqedonisë Veriore, me prejardhje shqiptare. Tashmë është publikuar edhe identiteti i tij. Kujtim Fejzullai raportohet se ishte 20-vjeçar. Ai është përshkruar nga autoritetet austriake si person i radikalizuar dhe terrorist islamik.(Express)