in

Kosova mes përplasjesh të ashpra në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Replika të forta në Këshillin e Sigurimit të OKB-sën në seancën e radhës për Kosovën, mes ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq.  Në këtë përplasje verbale me argumenta u përfshi edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, si shtet anëtar jo i përhershëm në KS të OKB-së.

Jeton Musliu / RTKlive.com

Paralelisht, përplasje të forta patu edhe mes ambasadorëve të SHBA-së e Rusisë.

Duke folur për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë e Ballkan, ministrja Gërvalla e cilësoi Slobodan Milosheviqin si  ‘Kasap i Ballkanit’. Ministri serb, Selakoviq reagoi duke thënë se kasapët e vërtet të Ballkanit janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai tha se dallimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka qenë kurrë më i madh, pasi sipas tij, Vuçiq po ndërton ura bashkëpunimi në rajon, ndërsa Kurti po e shkatërron stabilitetin e paqes në rajon. Ky deklarim bëri që ministrja Gërvalla të reagojë ashpër ndaj  ministrit  serb.

“Është vetëm një e vërtetë. Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin. Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë. E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Kosova është shtet i suksesit” tha Gërvalla, duke shtuar se derisa gjithashtu dëgjon ambasadoren ruse, duke sulmuar UÇK—në, ia kujton njerëzit heronj të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre dhe propagandën që Rusia po bën kundër tyre.

“Pjesëtarët e UÇK-së mbrojtën vendin e tyre dhe shtëpitë e tyre. Nuk do të isha krenare po të përfaqësoja ndonjërin prej shteteve tuaja”, tha ajo.

Ndërkohë, Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka sfiduar të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit me një deklaratë “të prerë”.

“Sfidoj këdo në Këshill që të më provojë dhe argumentojë se Ballkani nuk është më mirë me Kosovën si një shtet i pavarur”, theksoi diplomati shqiptar.

Diplomati shqiptar nënvizoi para Këshillit të Sigurimit se “dëgjohen ende britmat e heshtura të 20 mijë viktimave (gra dhe vajza) të cilat u përdorën si armë lufte nga serbët”.  “Gjithsesi ne duhet të fokusohemi tek e tashmja dhe përmirësimi i saj”.

Përfaqësuesja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit ku po mbahet seanca për Kosovën ka folur me shqetësim për ambiciet e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO. Ajo tha se Prishtina po kërkon integrim të përshpejtuar në NATO, për të kërkuar zbarkimin e një baze ushtarake në rajon.

Përfaqësuesja e Rusisë thotë se ideja që të krijohet një ushtri e plotë në Kosovë është në kundërshtim të plotë me rezolutën 1244.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se UNMIK-u duhet ta përfundojë misionin në Kosovë. Sipas tij, ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet gjë kritike.

“Është mbledhja e parë për UNMIK-un prej ndërhyrjes brutale të Rusisë në Ukrainë”, tha ai.

“ Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet i rëndësisë së veçantë. Duhet ti përgjigjemi delegacionit rus. Filloi me informacione të rreme që i presim fatkeqësisht nga delegacioni rus këto ditë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

"Errësirën mesjetës dhe arbërorëve në te, ia ka krijuar qasja joshkencore ndaj saj

"Jo më zvarritje": Ekspertët i kërkojnë Scholz-it rekomandime të shpejta