in

Kosova me moslejimin e referendumit serb në Kosovë, e mbronë sovranitetin shtetëror

Jusuf BUXHOVI

Reagimi i  krerëve të insitutcioneve më të larata  të shtetit të Kosovës karshi ambasadorëve të vendeve të QUINT-it” që kërkuan mbajtjen e referendumit serb në Kosovë që lidhet me ndryshimet kushtetuese në Serbi, është i drejtë dhe në përputhje me sovranitetin shtetëror të Kosovës, shpesh herë të nëpërkëmbur gjatë këtyre viteve nga politikanët e Kosovës,  në rapot me Serbinë.  Me këtë rast , arsyetimi i krerëve të Kosovës se “qytetarët serb të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse”, është në përputhshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare që praktikojnë në raste të tilla vendet europiane. 

Andaj, veprimi ndryshe, pra i hapjes së qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës, siç u tha, përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.

Qendrimi i prerë i krerëve të institucioneve më të larta të  Kosovës, që është kompatabil edhe me atë të opozitës, gjë që paraqet një sukses të skenës politike për të qenë bashkë te çështjet madhore të interesit të shtetit, është hap i drejtë dhe më se i duhur që Kosova, më në fund,  përkundër dëmëve të pësuara nga politika e deritanishme, të demonstrojë gatishmërinë për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror edhe në rrethanat kur faktori ndërkombëtar kërkon “kompromise”, siç thuhet në kërkesën e vendeve të QUINT-it “për të çuar përpara dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”, paçka se në një pasus vazhdohet praktika e zëvendësimit të predikatëve shtetërore me ato të toponomistikës (dialogu Beograd-Prishtinë në vend të Kosovë-Serbi),  diskurs  ky duhet përjashtuar dhe refuzuar nga kushdo që vjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Thirrja e Quint’it mbështetet edhe nga Uashingtoni

Letër e hapur për BIK-un!