Shkruan: Bit Gecaj
Njëzet vite më parë, kur bënte lufte, shqiptaret e te gjitha moshave, të pasigurt e të uritur ishin në malet e Kosovës! Pa bukë por me shpresë; Në të ftohtë e acar, të vrarë e rrezikuar nga shkiet e rreziqe të tjera, që ishin shume!
Tash jemi në shtëpi, brenda, as dimri nuk ka ardhur akoma! Ka rreze dielli çdo dite ngapak, acari nuk vjen pa paralajmërim! Shqiptarë, askush nuk mund te flasë ne emër tuaj. Asnjë e keqe individuale, nuk është fajësia juaj kolektive!
Ky Nëntor, nuk e di i sati është, por e di se është një shans tjetër për Kosovën, për lirinë e saj, për të ardhmen e saj të njëmendet mes kombeve të qytetëruara të botës!
Është nëntor për dritën e vertetë të saj, për atë të duhurën e te munguarën për shekuj me radhë! E tëra është një udhë, të cilën duhet ta shtrojmë vetë, duhet ta rrahim mirë, qe t’i mbajë mbi vete gjithë shekujt e dritës qe do te vijnë pas!
Nëntori është i mirë, është i Kosovës. Edhe Gjykata Speciale është e Kosovës, dhe ajo nuk është krijuar për të njollosur UÇK-e, por për ta liruar atë nga akuzat e Dick Martit, të cilat janë bërë pjesë e Rezolutës së PE-e!
Pra është porta e një civilizimi, ku do ta masim veten, të mirën dhe të keqen! Matjet do t’i bëjmë vetë, mire e paanshëm. Dhe kjo do na bej te barabarte me kombet tjera të mbara, me kombet që pa frikë e shohin vetën në pasqyrë, dhe shohin rrugën e tyre të drejtës!
Atdheu është mbi gjithçka, kjo është fjala e çdo njeriu që e do të ardhmen e tij.
Gëzuar për kohën që po vjen!