Viti i Ri mbërriti në Kosovë. Mbi qiellin e Prishtinës janë shkrepur mijëra fishekzjarre, duke ndriçuar qiellin e kryeqytetit.
Derisa në qendër të qytetit, po vazhdon koncerti me këngëtarë të ndryshëm, një numër i madh i qytetarëve dolen në rrugët e kryeqytetit, pas cakrrimit të gotave në familjet e tyre. Asnjëherë nuk pati më shumë shkrepje fishekzjarrësh në kryeqytet e festime para Katedrales.
Ndërkohë, në pjesë të ndryshme të botës, Viti i Ri 2023, ka mbërritur disa orë më parë, për shkak të zonës kohore.
Kiribati ishte i pari që e mirëpriti Vitin e Ri, i ndjekur nga Zelanda e Re, një orë më vonë.
Në 2023 kanë hyrë edhe shumë shtete aziatike, ndër to Kina e Tajlanda.