in

Kosova dhe Kroacia do të forcojnë lidhjen historike

Ky takimi u zhvillua në vazhdën e përgatitjeve për vizitën zyrtare të shefes së diplomacisë kosovare në Kroaci, më datën 23 nëntor.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barishiq, në të cilin u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Ky takimi u zhvillua në vazhdën e përgatitjeve për vizitën zyrtare të shefes së diplomacisë kosovare në Kroaci, më datën 23 nëntor.

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorja Barishiq ishin njëzëri në domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit dhe lidhjes së fortë që ekziston ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës dhe popujve respektivë.

“Kroacia dhe Kosova ndajnë historinë e hidhur të rrugëtimit për liri dhe pavarësi, të cilin e kemi përjetuar së bashku. Edhe sot, përderisa Kosova po përballet me qasje revizioniste të vuajtjeve dhe historisë së saj, ka shumëçka për të mësuar nga Kroacia si vend dhe popull fitimtar ndaj luftës në Ish-Jugosllavi, tashmë shembulli më i mirë në rajon për integrimin Euro-Atlantik”, u shpreh Ministrja Haradinaj–Stublla. Në takim u diskutuan edhe çështjet e zhvillimeve rajonale, pritshmëritë nga dialogu me Serbinë si dhe perspektiva Euro-Atlantike e Kosovës.

Pas takimit ajo i dhuroi ambasadores kroate broshën simbolike, e cila përfaqëson kauzën e viktimave seksuale gjatë luftës në Kosovë, një padrejtësi e cila i bashkon ende popujt tanë për vendosjen e drejtësisë së munguar. 

 

Lini një Përgjigje

Mjekja australiane u dënua për trajtimin kundër coronavirusit në saunë

Rrëfime të bujshme dhe ndryshe të Florim Ejupit