in

Kosova 15-vite shtet i pavarur! Çfarë mund të mësojë nga Izraeli!?

Si sot 15 vite më parë, Kosova u shpall shtet sovran dhe i pavarur, duke u shkëputur kështu nga historia e trishtë dhe episodi i përgjakshëm i gjenocidit nga ish-Jugosllavia.Kuvendi i Kosovës, njëzëri më 17 Shkurt të vitit 2008, shpali Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, e cila kishte si qëllim anëtarësimin në familjen e madhe euroatlantike.

‘Izraeli House Albania’ uron Kosovën në këtë datë të shënuar të saj si dhe përgëzon popullin e saj për dedikimin për ta çuar para këtë proces. Në këtë ditë të rëndësishme për Kosovën Izraeli House Albania zgjedh ti kushtojë hapësirën e saj marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve në fjalë.

Shteti izraelit e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran më 4 Shtator të vitit 2020.Asokohe, kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Kosova do të ishte edhe shteti i parë me shumicë muslimane që do të kishte një ambasadë në Jeruzalem.Ky akt u pasua më tej me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të SHBA-së, asokohe, Donald Trump u nënshkrua dhe marrëveshja e parë ekonomike midis dy vendeve.Këto hapa u panë nga të dy vendet si historike. Vendosja e marrëdënieve diplomatike midis dy vendeve shënonte edhe konsolidimin në arenën kombëtare të Kosovës si shtet me miq edhe në Lindjen e Mesme.Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit ishte një nga pikat e marrëveshjes për përmirësim të raporteve Kosovë-Serbi që u nënshkrua me 04.09.2020 në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në prani të presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump. Në dokument parashihet që Kosova të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem, ndërsa po ashtu Serbia të lëvizë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Ndërkohë, ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka folur sëfundmi në një nga emisionet televizive për marrëdhëniet mes shtetit që përfaqëson dhe Kosovës.Ziv thekson se marrëdhënia mes dy vendeve përgjatë këtyre viteve ka shkuar përpara në formë domethënëse. Sipas saj fusha e ekonomisë është ajo ku të dyja vendet mund të zhvillojnë më tutje bashkëpunimin.Ambasadorja, në intervistën e saj, përmend gjithashtu se janë duke planifikuar disa trajnime për mjekë dhe infermierë në Kosovë.Ndërsa sa i përket fushës së artit, kulturës dhe sportit, Ziv theksoi se ishte mjaft e lumtur që më 25 mars do të mirëpresë ekipin futbollistik të Kosovës, në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2024.

Lini një Përgjigje

Kalabria kërkon të punësojë mjekë shqiptarë, paga 3500 € në muaj plus 1200 € për jetesë

Don Lush Gjergji: “Jemi vëllezër në kuptimin e dyfishtë: kombëtar, si shqiptarë, dhe fetarë, si besimtarë – monoteistë!