in

Don Lush Gjergji: “Jemi vëllezër në kuptimin e dyfishtë: kombëtar, si shqiptarë, dhe fetarë, si besimtarë – monoteistë!

-N ë 25 vjetorin shuarjes së Nënë Terezës,  për lexuesit shqiptarë, kudo qofshin ata, flet ky prift i  shquar katolik shqiptar nga Kosova, që njëkohësisht shquhet si njohësi (biografi) dhe një ndër miqtë më të ngushtë të shenjtores sonë!

———————– 

Bisedës i priu Bajram SEFAJ 

(Paraprakisht, me dy-tri fjalë, t’ia përkujtojmë lexuesit, biografinë  shumë të pasur të bashkëbiseduesi tonë të radhës.!).

Lush Gjergji, prift katolik shqiptar i Ipeshkvisë së Kosovës, i lindur më 21 mars 1949 në Stubëll të Epërme. Shkollën fillore, katër vitet e para, i kreu në vendlindje, vitin e pestë në Viti, tri vitet e fundit në Zhegër. Gjimnazin klasik në Dubrovnik (1963-1967), vitin e parë të filozofisë në Split (1967-1968), ndërsa vitet tjera dhe magjistrimin në filozofi, diplomimin në teologji po ashtu në Romë në Universitetin Papnor “Urbaniana” (1968-1973).

Paralelisht në Universitetin shtetëror të Romës «La Sapienza» ka studiuar dhe doktoruar psikologjinë në vitin 1975 me temën “La donna albanese” (Gruaja shqiptare), që është botuar edhe në gjuhën shqipe “Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri”. Vite me radhë redaktor dhe kryeredaktor i revistës fetaro-kulturore “DRITA”, si dhe i shtëpisë botuese katolike ”DRITA” me seli në Ferizaj, më vonë në Prizren, tani në Prishtinë.

Ka shërbyer në këto famulli: në Ferizaj (1975-1993), në Binçë (1993-2006), në Prizren (2007-2009). Aktualisht është në pension, këshilltar dhe bashkëpunëtor në Residencë të Ipeshkvisë Prizren – Prishtinë me seli në Prishtinë.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Gazetarëve dhe Publicistëve Katolik të Evropës dhe anëtar i Akademisë Evropiane.

Çdo takim me Ty, sa do i shkurtër dhe i rastësishëm të jetë, formal apo joformal, me jep një gëzim të madh, miqësor dhe profesional dhe, për aq, rimbushë “rezervuarët” e zëmrës time, me një kujtim të ri, të paharrueshëm më shumë, aq më tepër sot e me këtë rast, kur ky takim (virtual) bie në vigjiljen e  njëzetepesë vjetorit të shuarjes së Nënës Terezë, jetës dhe veprës saj madhështore dhe humanitare, ia ke kushtuar një pjesë të mirë të veprimtarisë tënde shpirtërore dhe krijuese. Ia kushtove jetës dhe veprës monumentale të kësaj “një grusht” gruaje shqiptare që, për punën saj kolosale, për angazhimin saj të pashembullt dhe flijimin e saj deri në flijimin, një ditë vjeshte të vonë, të vitin 1977, u nderuar me çmimin Nobël për paqe.

Kësaj pjese të bisedës, me mirëkuptimin tënd do t’i kthehemi për së dyti, nga se ajo është thelbi, pjesa kryesore e kësaj bisede, tash një ditë frik, të pash në një studio televizive[B1] [B2] derisa flisje e sqaroje disa veçori e dallime, sado të imëta qofshin ato, midis besimit katolik dhe atij ortodoks, kisha përshtypjen se trajtohej një tabu teme, ngjante në temë të ndaluar, çfarë nuk jemi mësuar ta dëgjojmë shpesh ose fare, ndoshta nga arsyeja sepse komuniteti ortodoks shqiptar në  Kosovë është fare i vogël.

-Shkurtimisht, në vija të trasha, cilat janë dallimet dhe, a janë ato të qenësishme, sipas teje!

Don dr. Lush Gjergji: 

Populli ynë dikur ilir, pastaj arbëror, prej vitit 1703, shqiptar, emërtim ky që paraqitet në Kuvendin e Arbërit, në kohën kur në Selinë e Pjetrit, ishte Papa shqiptar Klementi XI (1700 – 1721), jemi vëllezër në kuptimin e dyfishtë: kombëtar, si shqiptarë, dhe fetar, si besimtarë – monoteistë. Vëllazëria jonë gjithëshqiptare, ishte dhe mbetet, vlera jonë themelore. Është “trualli” mbi të cilin ndërtojmë takime, afrime, dialog, bashkëpunim dhe vëllazërinë tonë. Tash duhet kultivar edhe vëllazërinë fetare, apo dialogun ndër fetar krishterë – mysliman, apo bashkimin në dallime, për t’ia dëshmuar së pari vetes, pastaj edhe botës, shembullin më të mirë të vëllazërisë që mbështet në dy parime: e vërteta dhe dashuria. Kjo është trashëgimi e Profanisë dhe historisë, këtë e kërkojnë koha dhe rrethanat e sotme, kjo është garancia e së ardhmes më të mirë. Prandaj, vetëm të vëllazëruar dhe të bashkuar mund t’i përballojmë baticat dhe zbaticat e kohës dhe tèe hapësirës, dhe t’ia dalim me faqe të bardhë.

   -Pasi jemi në vigjilje të festës se Krishtlindjeve, ndonjë fjalë më shumë rreth fenomenit: shqiptarët, komb me numër relativisht i vogël banorësh, si është e mundur të ruajnë, të ushqejnë tolerancën e harmoninë shekullore nder fetare, sikur thithin gjirin e një nëne të vetme dhe të merret, sot e gjithë ditën si shembull, për të mirë, në tërë botën!

Don dr. Lush Gjergji: 

Në Kosovë, si dhe në tërë ish-Jugosllavinë e kishim një komunizëm dhe ateizëm zyrtar – shtetëror më të butë, me tendenca për shkombëtarizim apo sllavizim të Popullit tonë, kinse nën petkun e “bashkim vëllazërimit”. Çdo gjë ishte e “kriposur” nga ideologjia komuniste – ateiste dhe pan sllaviste, dhe pak ishin ata që këtë e kuptonin. Në si Shqiptarë në Kosovë, kemi menduar dhe shpresuar që nëpërmjet komunizmit, së fundi do t’i zgjidhnim çështjet tona, por nuk doli ashtu. Vetëm Kisha Katolike në krye me Imzot Nikë Prelën (1918 – 1996), kishte vetëdije, orientim dhe përcaktim ndryshe, ishte zëri që bërtite në shkretëtirë, në stilin e Imzot Pjetër Bogdaninit: Fati i Popullit tim, është fati im!

-Sistemi egër komunist, sidomos në Shqipëri,) si një Cunami i trentë dyzet e pesëvjeçar, ç’ thuri fetë, objektet e kultit i beri, siç dihet, rrafsh me tokë, sipas vlerësimit tënd, në Kosovën, gjithnjë martire, gjithnjë kreshnike, ç’ ngjau në këtë rrafsh!

Don dr. Lush Gjergji:

Nëse kishat apo xhamit, nuk janë në shërbim të mirëfilltë të Zotit dhe të Popullit, me vlera fetare, kombëtare, shpirtërore, morale, historike dhe aktuale, atëherë mund të jenë të “tepërta”, ose edhe më mirë, nuk e kanë më binomin tonë të njohur: për Fe dhe për Atdhe! Shpresoj dhe uroj që tek ne të jetë gjithnjë kështu! Mos të harrojmë që të huajit duan të na ndajnë dhe përçajnë me njëri – tjetrin. Ne fetarësisht fatkeqësisht jemi të ndarë, nga historia, por fatbardhësisht, jo edhe të përçarë! Dhe kjo është fuqia jonë, historia, trualli, personalitetet tona të përbashkëta, si thashë më parë, vëllazëria jonë fetare dhe gjithë shqiptare, një Zot – Ati ynë i përbashkët, dhe një Popull, me shqiponjën dy krenare

Don dr. Lush Gjergji: 

Takimi im i parë ishte në Romë më 29 mars 1969, kur unë isha student i vitit të dytë të filozofisë. Kurrë më nuk jam ndarë prej saj, Me 17 libra – botime, jam munduar ta paraqes para Shqiptarëve, pastaj edhe para botës, Bijën, Motrën dhe Nënën tonë më të çmuar dhe të dashur, pikërisht atë që na ka dhuruar Provania dhe Historia, tradita jonë e lashtë ilire, arbërore dhe shqiptare: Bukë, krip dhe zemër; Shpija është e Zotit dhe mysafirit; S’ka shtëpi pa pleq dhe fëmijë, si dhe begatia e motive ungjillore: “Për të vërtetë po ju them: çkado bëtë për njërin ndër këta vëllazër të mi më të vegjël, e bëtë për mua.” Zoti dhe njeriu kurrë nuk ndahen në jetën dhe veprën e Nënës Tereze, si binom: për Zotin Dashuri dhe Vëllain apo Motrën – Njeri. Hera e fundit ishte prapë në Romë, disa muaj para “kthimit në Shtëpinë e Atit”.

-Me të drejtë, opinioni i gjerë shqiptar, të konsideron si vëlla me të ri, a bir (evlat) shpirtëror të Nënës Terezë, aq shumë bëre për të, aq shumë dhe besnikërisht e ndoqe në çdo rrugë dhe veprimtari, për të gjallë të saj: kur dhe ku, e takuat për herë të parë dhe, natyrisht, për herë të fundit, me të!

Don dr. Lush Gjergji: 

Takimi im i parë ishte në Romë, më 29 mars 1969, kur unë isha student i vitit të dytë të filozofisë. Kurrë më nuk jam ndarë prej saj, Me 17 libra – botime, jam munduar ta paraqes para Shqiptarëve, pastaj edhe para botës, Bijën, Motrën dhe Nënën tonë më të çmuar dhe të dashur, pikërisht atë që na ka dhuruar Provania dhe Historia, tradita jonë e lashtë ilire, arbërore dhe shqiptare: Bukë, krip dhe zemër; Shpija është e Zotit dhe mysafirit; S’ka shtëpi pa pleq dhe fëmijë, si dhe begatia e motive ungjillore: “Për të vërtetë po ju them: çfarëdo bëtë për njërin ndër këta vëllezër të mi më të vegjël, e bëtë për mua.” Zoti dhe njeriu kurrë nuk ndahen në jetën dhe veprën e Nënës Terezë, si binom: për Zotin Dashuri dhe Vëllain apo Motrën – Njeri. Hera e fundit e takimit tim  me të, prapë ishte në Romë, disa muaj para “kthimit në Shtëpinë e Atit”.

-Ke shkruar aq shumë, si kronik i vyeshëm dhe besnik, mbi jetën dhe veprimtarinë gjigande të Nënës Terezë  (i renditë disa nga titujt e veprave tua që i vlerëson si më të arriturat!), ngjitur me këtë, i radhitë autorët vendas dhe tëhuaj, që shkruan vepra të denja monografike apo letrare, mbi këtë Nënë të vegjëlisë në përmasa planetare, në kuptimin më të mirë të fjalës!

Don dr. Lush Gjergji: 

. Nënën Tereze e kam paraqitur (prezntuar), si para botës shqiptare ashtu edhe para botës mbarë, me këto vepra, në veçanti me monografinë “Lule për Nënën”, 158 autorë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, diaspora euro – amerikane, në poezi, prozë, pikturë, skulpturë, muzikë (1986) që është përkthyer dhe botuar në në italisht nga Kate Zuccaro (1987).

Ajo është mjaft e pranishme sot në botën kulturore dhe shpirtërore në më se 200 botime kushtuar asaj në shumë gjuhë, me filma dokumentar dhe artistik, me romane, drama, piktura, skulptura, libra vizatimorë për fëmijë, sidomos me më se 5000 motra “Misionaret e Dashurës”, në mbarë botën. Mbi 200 libra – botime kushtuar jetës dhe veprës së saj; filma dokumentarë, artistikë, romane, drama, pjesë teatrale… Ajo pas 25 viteve të kalimit në amshim, ndoshta është shumë më e gjallë dhe vepruese se më para, sa ishte midis nesh!.

-Tani, njëzet e pesë vjet pas shuarjes së Nënë Terezës, sigurisht se i kujtoni, vizitat e saj të para në Kosovë dhe në Shqipëri. Midis tjerash, i dashuri Lush, e mbani mend, luftën tonë të ashpër me palën maqedonase, kur për pak sa nuk na a grabiten, na e vodhën Nënën Tereze tonë! E donin për veti, bashkë me famën botërore, bashkë me shpirtin e saj, bashkë me përkatësinë e saj kombëtare puro shqiptare, me  të vetmin motivacion naiv dhe të pabesueshëm, se Nëna jonë e Madhe, në rininë e saj të hershme, kishte kaluar vetëm disa ditë, a jave, në gjirin familjar në Shkup, pikërisht epokën kur ky qytet yni akoma ende ishte qyteti me numrin më të madh banorësh në botën shqiptare përgjithësisht. Gjithçka mund të ndodhte po mos të ishte reagimi i shpejt dhe efikas i pjesës së gratshme shqiptare, të saj qendre televizive!

Don dr. Lush Gjergji:

Në disa qarqe maqedonase është paraqitur tendenca për “grabitjen” e Nënës Tereze, por pa sukses, sepse ajo lind në Shkup në vitin 1910, atëhrë kur Shkupi ishte kryqyteti vilajetit të Kosovës, dhe me krejt qenien e saj ishte dhe mund të ishte vetëm shqiptare. Tashmë tendencat e tilla, që buronin nga nacionalizmi maqedonas, nuk ekzistojnë, sepse vetë Nëna Terze, me shkrim, me gojë, në çdo rast, kend dhe vend, ka pohuar e ka thënë e dëshmuar: Unë jam Shqiptare…

Për ne ka rëndësi jo vetëm njohja, pranimi, nderimi, por mbi të gjitha imitimi dhe urata – kulti i saj në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari. Ajo thoshte dhe na kishte gjithmonë në zemër, por sa ne sot, e kemi atë vërtetë në zemër, duke shkuar gjurmave të saja në jetë dhe në veprimtari.

Kësaj here kaq. Me nderime dhe falënderime, vëllazërisht, Don Lush GJERGJ

Veprat e Don Lush Gjergjit kushtuar Nënës Terezë:

 -Ke shkruar aq shumë, si kronist i vyeshëm dhe besnik, mbi jetën dhe veprimtarinë gjigande të Nënës Terezë i renditë disa nga titujt e veprave tua që i vlerëson si më të arriturat!

Don dr. Lush Gjergji:

Nëna jonë Tereze, shqip, 1980; 1990; kroatisht, 1982; 1990; sllovenisht , 1983; italisht, 1983; 1985, 1988; frëngjisht, 1985; spanjollisht, 1988, 2016; hungarisht, 1990; anglisht, 1992. Lule për Nënën, shqip, 1986; italisht, 1987. Dashuria në vepër: Nëna Tereze, shqip, 1992; kroatisht, 1995. Gonxhja jonë – Nëna e botës, 1998. Madre della carità, italisht, 1990, ribotohet për çdo vit; anglisht, 1991; 2010; frëngjisht, 1993; spanjollisht, 1993, 2010; polakisht, 1994; gjermanisht, 1995; shqip, 2000; 2010; kroatisht, 2007; sllovenisht 2009. Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Poezi dhe Uratë, zgjodhi: Dr. don Lush Gjergji, 1998; 2000. Vivere, amare, testimoniare, La spiritualità di Madre Teresa, dy vëllime, italisht, 1995, ribotohet për çdo vit; anglisht, 1998; polakisht, 199; shqip, 2016. Živjeti s Kristom, kroatisht, 1997. Ljubiti s Marijom, kroatisht, 1997. Svjedočiti s Crkvom, kroatisht, 1998. Zraka Božje Ljubavi, kroatisht, 1998. Madre Teresa, L’amore in azione, italisht, 2002; 2003, 2007; 2009; polakisht, 2002; 2003; litvuanisht, 2003; anglisht 2008; 2010. Bog ljubi nas, kroatisht, 2003, sllovenisht, 2009. Nëna Tereze, dashuria në veprim, 2010; anglisht, 2010; italisht, 2010; polakisht, 2010. Nëna Tereze, Shenjtëresha e Dashurisë, shqip, 2010; italisht, 2010; anglisht, 2010; polakisht, 2010; rumanisht, 2010. Shenjtëresha e Dashurisë. Prej Shën Palit te Shën Nëna Tereze, italisht, shqip, kroatisht, 2017. E kam në zemër popullim tem Shqiptar, 2019; italisht, 2021; anglisht, 2022; gjermanisht, 2022; kroatisht, 2022.

Don Lush Gjergji bashkë me Nënë Terezën   

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kosova 15-vite shtet i pavarur! Çfarë mund të mësojë nga Izraeli!?

Britania "ia pret shkurt" Serbisë: Nuk do të lejojmë krijimin e Republikës Srpska në Kosovë