in

Kosnett: Atë që nuk e ka bërë Brukseli e bëri SHBA

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka folur edhe për marrëveshjen ekonomike që Kosova dhe Serbia arritën në SHBA nw shtator. Ai tha se marrëveshjet do të zbatohen, për këtë garanton SHBA.

“Serbët tashmë janë vendosur në pikën e kalimit kufitar në Merdare. Njerëzit më nuk do të presin deri në nëntë orë për të kaluar kufirin. Kjo do të ishte dashur të bëhet shumë më herët”, tha Kossnet në “Debat Plus”. “Kjo nuk do të duhej të ishte fare pjesë e marrëveshjes së 4 Shtatorit. Atë që nuk e ka bërë Brukseli e bëri SHBA. Nuk do ta thoja këtë sepse Brukseli ka paguar për atë pikë kufitare, por na është dashur të shkojmë sërish në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi Kossnet,

Kosnett thotë se nuk duan të bëjnë gara me Evropën sa i përket Kosovës.

“Respektojmë punën që po bën Bashkimi Evropian, sidomos në aspektin politik, por pa marrëveshje nuk shkohet para”, ka shtuar ambasadori i SHBA.

Lini një Përgjigje

Ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë

5 viktima dhe 628 raste të reja me Covid