in

Kosnett: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas arrestimit të tetë policëve nga Inspektoriati Policor.

Kosnetti ka shkruar se është impresionuar që pas raportimit të qytetarëve institucionet kanë reaguar.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Sot duke falënderuar qytetarët e guximshëm, Inspektorati Policor ka arrestuar tetë zyrtarë policorë. Kjo pasoi një hetim bashkëpunues njëvjeçar nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe Prokuroria… Është inkurajuese të shohësh institucionet që reagojnë pas raportimeve të qytetarëve dhe duke vepruar në raportin e një qytetari dhe duke i mbajtur zyrtarët përgjegjës. Nëse sheh diçka, thuaj diçka”, ka shkruar Kosnett.

 

Lini një Përgjigje

Lansohet fushata “Bashkë kundër COVID-19”

Lajçak thotë se ia dorëzoi Kurtit letrat e ujdive me Serbinë