in

Komisioni votoi Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për 2021-n

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, nën kryesimin e Albena Reshitajt, kryetare, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Projektligjin nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Kryetarja e komisionit, Reshitaj, shpalosi kërkesat, të cilat u shqyrtuan me radhë dhe për të cilat pati edhe diskutime nga ana e anëtarëve të komisionit.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit me shumicë votash i dhanë mbështetje Projektligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet shtesë.

Lini një Përgjigje

Për njëzetë vjet shqiptarët ndërtuan 800 -1000 xhami dhe, asnjë teatër!

Calmy-Rey uron Enver Hoxhajn për kandidimin për kryeministër