in

Koha e Vuçiqit mbi sanksionet kundër Rusisë do të skadoi shpejt!

Nga Sherif Ramabaja

SHBA, EU dhe bashkësia ndërkombëtare po kërkon që Serbia të vendos sanksione ndaj Rusisë, shkaku i agresionit ndaj Ukrainës.

Presidenti serb sipas traditës kalkuloi sa mundi dhe pas presionit në rritje prapë kërkoi deri në 6 javë kohë, për të marr vendim pro ose kundër.

Vuçiq llogaritë se brenda 6 javëve do të sqarohen punët: mbetet me shpresë se brenda kësaj kohe do të ketë kthesa në favor të Rusisë, ose do të filloi që Rusia ta marr përmbysjen.

Kur të sqarohet kjo çështje, do të ishte krejtësisht lehtë se si të vendoste Vuçiq.

Pra Serbisë i mbeten edhe 6 javë që të ulet në dy apo tre karrige, kuptohet sipas traditës së tyre patriotike.

Megjithatë kur ditët janë të numëruara kalojnë shumë shpejt, po brenda kësaj kohe nuk mbetet tjetër, përpos që të përdoret edhe roli i kishës serbe.

Do të organizohen mesha me lutje nëpër tërë kishat e vendit për fitoren e Putinit me moton: po humbi Rusia, e rrou dreqi Serbinë.

Në këto lutje do të mallkohen shqiptarët, SHBA, EU, NATO dhe gjithçka tjetër që nuk lidhet me botën serbe.

Vuçiq duke taktizuar i kishte tej zgjatur me decenie bisedimet me Kosovën, Ishte armatosur nga Rusia dhe në fund u armatos edhe nga Kina, me të vetmin qëllim që Putini ta pushtonte Evropën, kurse Serbia Ballkanin.

Këto plane i kishin hartuar së bashku, po Ukraina u doli arrë e fortë, ku Putinit do t´i mbeten dhëmbët aty.

Tash si të veprohet? Ishte llogaritur që Putini për tre ditë ta pushtonte Ukrainën, e pastaj t´u hynte me radhë shteteve tjera.

 Ndërkohë duke e imituar Rusinë, Serbia do ta fillonte aksionin e saj në Ballkan duke filluar me Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë e Kosovën, pse jo edhe Shqipërinë.

Pengesat nuk ishin llogaritur, sepse përgatitjet kishin rrjedhur sipas parashikimeve.

 Ishte menduar se me të njëjtën taktikë ashtu siç e kishte pushtuar Krimenë më 2014 do të vazhdonte prapë, por ajo këngë tash nuk këndohej, sepse rrethanat kanë ndryshuar.

Sharra hasi në gozhdë dhe çështja është se si do të përfundoi Rusia. Së bashku me Rusinë pritet që të fundoset edhe Serbia, duke llogaritur që edhe ajo i kishte të njëjtat plane për Ballkanin.

Pyetja tjetër është se çka do të bëjë Serbia me armatimet që i bleu…? Me humbjen e Rusisë, armatimi do t´i mbetet në shtëpi, pa ditur se çdo të bëjë me te.

Serbia lehtë mund të akuzohet për gjenocidin në Bosnje dhe Kosovë, sepse edhe ajo njësoj kishte vepruar, siç po bënë Rusia sot në Ukrainë.

Shtetet e Ballkanit perëndimor duhet të koordinohet se çfarë hapa do të ndërmarrin kundër Serbisë si agresore.  

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Tirania e Moskës barbare mbuloj çdo vatër shqiptare me lotë dhe në zi

Soprano Marigona Qerkezi debuton edhe në Zvicër